Lajme Zone
Ndaleni dorën: skema që rrezikon Qendrën Historike dhe synon të zhdukë Shkodrën e vjetër
SportPamfleti

Ndaleni dorën: skema që rrezikon Qendrën Historike dhe synon të zhdukë Shkodrën e vjetër

Fleta e gjendjes ekzistuese paraqet ndërtesën kryesore dykatëshe, çatinë tradicionale dhe dy objektet anësore njëkatëshe. Dokumenti shënon kuotën 7,63 metra në kurorën e çatisë dhe rreth 10,99 metra në kulmin e saj.

Nga e majta: godina 2 katëshe e restauruar nga Monumentet e Kulturës dhe djathtas një godinë e lënë në shkatërrim për të ndërtuar hotelin 4 katësh / Specialistët e refuzuan për dy vjet dhe qytetarët bllokuan PDV-në 7-katëshe, por Bashkia dhe Ministria e Kulturës ndryshuan rrugën për t’i hapur vend hotelit 14.75 metra. Miratimi i lejes në Gjuhadol krijon precedentin që mund të betonizojë të gjithë zonën muzeale... Dy fletët e projektit që disponon Pamfleti tregojnë se tentativa për transformimin e Gjuhadolit nuk nisi me variantin e miratuar në korrik 2026. Investitorët kishin paraqitur rreth dy vjet më parë një variant edhe më agresiv ndaj arkitekturës historike.

Fleta e gjendjes ekzistuese paraqet ndërtesën kryesore dykatëshe, çatinë tradicionale dhe dy objektet anësore njëkatëshe. Dokumenti shënon kuotën 7,63 metra në kurorën e çatisë dhe rreth 10,99 metra në kulmin e saj. Varianti i parë i projektit vendos mbi këtë strukturë dy volume moderne. Prerja arrin në kuotën 13 metra, ndërsa fasadat tregojnë dy nivele të reja mbi ndërtesën kryesore dhe deri në tri nivele mbi pjesët anësore. Projekti përdor beton, xham, tarraca dhe hapje të mëdha që nuk kanë lidhje tipologjike me arkitekturën neoklasike të kompleksit.

Ky variant nuk restauronte objektet. Ai ruante ose riprodhonte fasadat e poshtme dhe vendoste sipër tyre një ndërtesë të re. Fasada historike do të shërbente si mbulesë për një strukturë hoteliere me përmasa shumë më të mëdha. Neni 10 i VKM-së nr. 771, datë 30 shtator 2020, kërkon që çdo rikonstruksion në Qendrën Historike të respektojë raportet urbanistike, vëllimin ekzistues, trajtimin arkitekturor dhe dokumentacionin fotografik e grafik.

Projekti i parë ndryshonte secilin prej këtyre elementeve.

Ligji nr. 27/2018 ngarkon institucionet shtetërore me mbrojtjen, konservimin dhe administrimin e pasurive kulturore.

Pas kundërshtimeve të strukturave të specializuara, projekti nuk u mbyll.

Sipas materialeve të siguruara nga Pamfleti, Bashkia Shkodër tentoi të ndryshonte rregullat urbanistike përmes një Plani të Detajuar Vendor.

PDV-ja parashikonte ndërtime me gjashtë dhe shtatë kate në segmentin nga Kisha e Fretërve deri te objekti i hotelit. Reagimi i shoqërisë civile e bllokoi këtë plan.

Më pas nisi degradimi i ndërtesave. Persona që institucionet duhet t’i identifikojnë dëmtuan pjesë të çatisë dhe strukturës së brendshme. Bashkia Shkodër ndërhyri më vonë dhe shembi mure e pjesë të objektit, me argumentin se ndërtesa rrezikonte kalimtarët.

Kjo ndërhyrje kërkon një hetim administrativ. Bashkia duhet të publikojë aktin që urdhëroi shembjen, ekspertizën e rrezikshmërisë, lejen e strukturave të trashëgimisë dhe procesverbalin e punimeve.

Institucionet duhet të shpjegojnë gjithashtu pse nuk zgjodhën konsolidimin emergjent, i cili do ta mbronte objektin dhe kalimtarët njëkohësisht.

Kronologjia ngre dyshimin se degradimi krijoi kushtet për ta paraqitur më pas ndërtesën si të parikuperueshme. Megjithatë, fotografitë e gjendjes së mëparshme dhe dokumentacioni grafik provojnë konfigurimin e objektit, lartësitë, çatinë dhe fasadat. Dëmtimi fizik nuk e fshin dokumentacionin historik dhe nuk i jep investitorit të drejtën të shpikë një volum të ri.

Në këtë fazë ndryshoi edhe drejtimi i IKTK-së. Dokumentet zyrtare të DPSHTRR-së e identifikojnë Endri Haxhiun si zëvendësdrejtor në vitin 2022 dhe si drejtor të përgjithshëm në tetor 2025. Dokumentet e IKTK-së të vitit 2026 mbajnë emrin e tij si drejtor të përgjithshëm.

Këto burime provojnë kalimin e tij nga administrimi i transportit rrugor te drejtimi i institucionit kombëtar që shteti e përcakton si institucion të specializuar shkencor. DPSHTRR, IKTK.

Ministria duhet të publikojë urdhrin e emërimit, kriteret e përdorura, kualifikimet profesionale të Haxhiut dhe aktin për largimin e drejtuesit të mëparshëm.

Institucioni që kanë drejtuar Gani Strazimiri, Emin Riza, Apollon Baçe, Gjerak Karaiskaj dhe Valter Shtylla nuk mund të funksionojë si një zyrë administrative që numëron firmat dhe injoron ekspertizën.

Në vazhdim, Pamfleti do të identifikojë arkitektin e huaj, bashkautorët vendas, numrat e licencave dhe përgjegjësinë teknike të secilit. Pas kësaj, autoriteti licencues duhet të verifikojë nëse projektuesit shkelën kushtet e licencimit dhe të nisë procedurat ligjore për pezullimin ose heqjen e licencave.(Vijon…)/Pamfleti Endri Haxhiu, 'zari' i Blendi Gonxhes ka ndërhyrë në 114 monumente kulturore dhe ka firmosur 171 ndërtime në zona arkeologjike, në Shkodër e gjithë Shqipërinë 6 Gusht, 19:11 Gjuhadoli po shembet me firmën e shtetit: plani për të betonizuar Qendrën Historike të Shkodrës 5 Gusht, 10:23 Shkatërrimi me leje i Gjuhadolit: kush kërkon ta murosë historinë e Shkodrës? 1 Gusht, 13:39 qendra historike e shkodrës ndaleni dorën pamja e castit 2026 08 07 053915 pamja e castit 2026 08 07 053741 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Eni Vasili shpërblen të besuarit e saj; “Taskë Forcë” me 17 punonjës, ndërkohë që kërkon dyfishimin e taksës për TVSH-në 7 Gusht 2026, 13:5313:53Anti-Mafia Endri Haxhiu, 'zari' i Blendi Gonxhes ka ndërhyrë në 114 monumente kulturore dhe ka firmosur 171 ndërtime në zona arkeologjike, në Shkodër e gjithë Shqipërinë 6 Gusht 2026, 19:0619:06Anti-Mafia Aventurat e pazareve të Edi Ramës: Bechetti, 130 milionë Euro për “TV-Agon”; Behgjet Pacolli kërkon 700 milionë Euro për aeroportin e Vlorës. Po Ron Yeffet?! 6 Gusht 2026, 18:0618:06Anti-Mafia Alban Mësonjësi, nga 'Panama Papers' i Parajsave Fiskale në Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë 5 Gusht 2026, 13:5613:56Anti-Mafia Genc Mata, CEO i kontrabandës dhe trafikut në Durrës; anëtar i Këshillit Drejtues të Portit Detar me 11 dosje hetimore 4 Gusht 2026, 11:3111:31Anti-Mafia Veprimtaria e zezë e agjensive turistike Globus Travel e Cosmos Tours, terminale trafiku dhe hambar informacioni sensitiv 3 Gusht 2026, 19:2819:28Anti-Mafia