Kurti dhe Abdixhiku Takimi, i cili zgjati gati dy orë, përfi pa një marrëveshje konkrete, ndërsa dallimet mes dy partive mbeten kryesisht te ndarja e posteve kryesore institucionale... Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilluan sot takimin e tretë negociues në përpjekje për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.
Takimi, i cili zgjati gati dy orë, përfi pa një marrëveshje konkrete, ndërsa dallimet mes dy partive mbeten kryesisht te ndarja e posteve kryesore institucionale.
Sipas qëndrimeve të deritanishme, Kurti i ka ofruar LDK-së postin e kryetarit të Kuvendit. LDK, megjithatë, pretendon se drejtimi i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve dhe kërkon që në kuadër të një marrëveshjeje politike të marrë postin e presidentit.
LVV, nga ana tjetër, nuk është e gatshme të bëjë një lëshim të tillë për postin e kreut të shtetit. Për pasojë, deri në këtë fazë të negociatave nuk ka një marrëveshje mes dy partive për ndarjen e përgjegjësive institucionale. Pas takimit, Abdixhiku konfirmoi se qëndrimet e palëve vazhdojnë të jenë larg njëra-tjetrës.
“Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshjeje eventuale, nuk pres që të ndryshojë pa ndryshuar pozicionet politike të partive. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme dhe derisa nuk ka balancë, nuk mund të ketë as marrëveshje. Nëse qëndrojnë pozicionet e njëjta si të dhjetorit, përfundimi është i njëjtë si tani”, tha Abdixhiku pas takimit me Kurtin.
Ky ishte takimi i tretë negociues mes Kurtit dhe Abdixhikut në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve.
Takimi është zhvilluar në ditën kur përfn afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Afati përfn në mesnatë, ndërsa deri më tani nga Kuvendi nuk ka pasur njoftim për vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të.
Seanca u ndërpre një ditë më parë, pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësuesit e partive politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për çështjen e presidentit.
Me afrimin e përfundimit të afatit kushtetues, LVV dhe LDK mbeten pa kompromis për formulën e ndarjes së posteve, ndërsa një marrëveshje eventuale varet nga ndryshimi i pozicioneve aktuale të palëve.kurti abdixhiku Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova LDK kërkon Presidentin, sa i mundshëm është koalicioni i Albin Kurtit me LVV-në? 7 Gusht 2026, 07:1807:18Kosova Fajin e ka Presidenti! 6 Gusht 2026, 21:2321:23Kosova Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA-BE thirrje partive politike në Kosovë: Është koha për progres dhe stabilitet 6 Gusht 2026, 19:0219:02Kosova Alarm për bombë në Prishtinë, policia rrethon stacionin e autobusëve! 6 Gusht 2026, 18:4218:42Kosova Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Tahiri akuza Kurtit: Po kërkon kontroll mbi të tre institucionet 6 Gusht 2026, 12:2712:27Kosova Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, Kurti kërkon kohë shtesë për diskutimet mbi Presidentin 6 Gusht 2026, 11:4211:42Kosova

