Lajme Zone
Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të hotel 'Brooklyn', dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodheshin dhomat, si dhe në fasadën e pallatit. Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, një pjesë e personave që ndodheshin në godinë kanë dalë nga ballkone

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të hotel 'Brooklyn', dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodheshin dhomat, si dhe në fasadën e pallatit. Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, një pjesë e personave që ndodheshin në godinë kanë dalë nga ballkonet, siç edhe një video nga kamerat e sigurisë që Report Tv e disponon, e tregon. LEXO edhe...Hoteli i djegur në Vlorë, pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit (VIDEO) Si pasojë e zjarrit, janë lënduar 6 persona, pesë prej tyre shqiptarë të Kosovës dhe një nga Rrësheni, të cilët janë dërguar në spital. 5 prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Dy pacientë janë dërguar te ‘Trauma’ për shkak se kanë pësuar fraktura, tre në departamentin e djegieve në QSUT ku një vajzë ka pësuar djegie të rënda, ndërsa njëri prej të lënduarve ndodhet në Kirurgjinë e Spitalit të Vlorës. Veç tyre, në hotel, kishte edhe turistë të huaj nga Polonia e Ukraina. “Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë një djalë nga Kosova. “Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte një mburojë, hipëm sipër saj dhe kërcyem poshtë. S’u lënduam nga djegia, kur u hodha rashë në cep hekuri dhe vrava këmbën", thotë një 21-vjeçar nga Lipjani. Burimi i flakëve ka qenë djegia e prizës elektrike të njërit prej frigoriferëve, njoftoi policia. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Ndërkohë, godina fillimisht është evakuuar për shkak të rrezikut. E gjithë ndërtesa është shkrumbuar thuajse plotësisht. Shërbimet e Policisë dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit. Lajm në përditësim... Ora 11:09 Hoteli i djegur në Vlorë, pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit (VIDEO) Kjo video tregon pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët në hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës.Kati i parë ishte përfshirë plotësisht nga flakët kur mbërriti zjarrfikësja. Zjarri kishte depërtuar në të dy krahët e katit të parë ku gjendej bar-restoranti dhe tanimë lufta e zjarrfikësve ishte moslejimi i përhapjes në katin e dytë, ku gjendeshin dhomat. Share Ora 10:57 Zjarri në hotelin Brooklyn, Shoqata e Operatorëve Turistikë në Vlorë u ofron akomodim falas pushuesve të prekur Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës është solidarizuar me pushuesit e prekur nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit ambientet e hotelit “Brooklyn”.Disa njësi hoteliere në Vlorë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë, kanë ofruar ambiente për akomodimin e pushuesve të prekur nga ngjarja, me qëllim që pushimet e tyre të mos ndërpriten.Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedini, bën me dije se turistët do të akomodohen në hotele të tjera pa pagesë, ndërsa për ata që kanë humbur veshmbathje apo sende personale nga zjarri, operatorët turistikë do të kujdesen për t’u siguruar gjithçka që u nevojitet.Solidariteti i operatorëve turistikë synon që pushuesit e prekur nga ngjarja të vijojnë qëndrimin e tyre në Vlorë dhe programin e pushimeve, pavarësisht situatës së krijuar. Share Ora 10:51 Zjarri në hotelin në Vlorë, zjarrfikësi: Na njoftoi një banor, kati i parë ishte në flakë nga të dyja anët I gjithë kati i parë i hotel Brooklyn në Vlorë ishte i përfshirë nga flakët kur mbërriti zjarrfikësja, tregon Luan Kapaj. Zjarrfikësi thotë se ka qenë një telefonatë nga një banor ajo që ka mundësuar njoftimin në kohë të tyre dhe ndërhyrjen e shpejtë.Shefi i shërbimit zjarrfikës thotë se zjarri kishte ardhur nga dy krahët dhe ekipet ndërhynë menjëherë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.“Mbrëmë kemi pasur një situatë disi të veçantë sepse ka qenë një zjarr në përmasa të mëdha në katin e parë të bar-restorantit dhe desh u përhap në aktin e dytë ku ishte hoteli. Fillimisht në zyrën e informacionit ka ardhur një telefonatë, dikush ka kaluar, ka parë një si djegie “po digjet një kolltuk.” Ekipi zjarrfikës ka qenë në vendngjarje, komplet kati i parë në flakë. U desh të bëhej ndërhyrja në dy drejtime, të izolohej kati i parë që mos të kalonte zjarri drejt hotelit dhe të bëhej i mundur evakuimi i gjithë banorëve rezidentë në hotel. U punua me forcat në dispozicion dhe me ndihmë nga të tjerat. Për banorët ishte e pamundur të dilnin nga shkallët dhe u detyruan të hidheshin nga ballkoni”, shpjegoi Kapaj. Share Ora 10:39 Shenja bloze ngado, çfarë la pas zjarri në hotelin në Vlorë (VIDEO) Dyert e ballkoneve ende të hapura, gjurmë bloze... këto janë shenjat që ka lënë pas zjarri që përpiu hotel Brooklyn në Lungomaren e Vlorës këtë mëngjes.Flakët u shkaktuan nga dëmtimi i prizës së frigoriferit duke kërcënuar seriozisht jetën e pushuesve. 6 prej tyre janë lënduar, nga të cilët 5 janë në Tiranë. Në gjendje më të rëndë është një vajzë, e cila ka pësuar djegie të konsiderueshme. Share Ora 10:07 Zjarri në hotelin në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente me djegie të rënda, të tjerët në gjendje stabël Nga 5 të lënduarit që janë dërguar në Tiranë pas zjarrit në hotelin në Vlorë, 3 prej tyre ndodhen në spitalin “Nënë Tereza.” Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar, për shkak të përqindjes së lartë të djegieve, ndaj kërkon monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor, njofton Ministria e Shëndetësisë. Pacienti tjetër klinikisht paraqitet më i qetë.Në Spitalin e Traumës janë dy pacientë të cilët kanë pësuar fraktura pas hedhjes nga ballkoni, në përpjekje për të shpëtuar.Një paciente është në gjendje shëndetësore të stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të vijojë të mbahet në monitorim intensiv dhe të vazhdueshëm nga stafi mjekësor. Tjetra po ashtu është në gjendje të qëndrueshme. Share Ora 09:16 Zjarri në hotelin në Vlorë, policia: 6 të lënduar, 2 me djegie të rënda! Flakët u shkaktuan nga djegia e prizës së frigoriferit (VIDEO) 6 pushues janë lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin Brooklyn në Vlorë mëngjesin e sotëm. Pesë janë dërguar në Tiranë, nga të cilët 2 prej tyre kanë pësuar djegie të rënda, ndërsa njëri është në Spitalin e Vlorës.Zjarri, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, ka shkaktuar dëme të shumta materiale.Njoftimi i policisë:Sot, rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një hoteli, në pronësi të shtetases M. A.Si pasojë e zjarrit janë lënduar 6 pushues, (5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas nga Rrësheni).Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një shtetas po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.Gjithashtu, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Share Ora 08:12 Vlorë/ U shpëtoi flakëve duke u hedhur nga ballkoni i hotelit, 21-vjeçari nga Kosova: Më zgjoi gruaja, pamë veç tym e zjarr (VIDEO) Luan Salihu, 21 vjeç, ia doli t’u shpëtonte flakëve që përfshinë hotelin në Lungomaren e Vlorës duke u hedhur nga ballkoni. Është pikërisht ai që duket edhe në videon e siguruar nga Report Tv, ku kërcen nga ballkoni i dhomës së tij në katin e dytë. I riu nga Lipjani thotë se ndodhej në gjumë bashkë me bashkëshorten, e cila e zgjoi e shqetësuar.Pamja para syve të tyre ishte po ajo që kanë treguar edhe pushues të tjerë, tym në korridor, ndërsa në ballkon flakët. 21-vjeçari nuk ka marrë lëndime nga djegiet, por vetëm nga një incident i vogël në momentin që është hedhur. Në gjendje të mirë është edhe bashkëshortja.“Jam nga Lipjani. Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte një mburojë, hipëm sipër saj dhe kërcyem poshtë. S’u lënduam nga djegia, kur u hodha rashë në cep hekuri dhe vrava këmbën. Kam parë një familje me fëmijë të vogël dhe një burrë. Ishte dita e dytë në hotel”, thotë Salihu. Share Ora 07:46 Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura (VIDEO) Një pushues nga Polonia ka treguar si e kuptuan që në hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës ku po qëndronin, kishte rënë zjarr.“U zgjuam natën, nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura. U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë. Kaq. Jam nga Polonia. Ora ishte rreth 4 e mëngjesit”, thotë djali. Share Ora 07:42 Zjarri në hotelin në Vlorë, Report Tv siguron momentin kur pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar (VIDEO) Report Tv ka siguruar momentin kur pushuesit brenda hotel Brooklyn në Lungomaren e Vlorës që mori flakë këtë mëngjes, përpiqen të shpëtojnë. Kamera e sigurisë konfirmon dëshminë e tyre se për të shpëtuar janë hedhur nga ballkoni. Nga ndërtesa del tym i dendur, ndërsa ata kalojnë bordurat mbrojtëse të ballkoneve dhe hidhen. Share Ora 07:37 Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 3 pacientë me djegie i dërguam në Tiranë, 2 te Trauma! Një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO) Nga personat e dëmtuar në zjarrin që përfshiu hotelin në Lungomare të Vlorës, gjashtë kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, nga të cilët pesë prej tyre janë dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë. Dy persona janë nisur drejt ‘Traumës’, tre në departamentin e djegieve në QSUT, ndërsa njëri prej të dëmtuarve po trajtohet në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Vlorës. Në gjendje të rëndë shëndetësore është një vajzë, e cila ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit.“Ishte situatë shumë emergjente, ishin 6 pacientë të dëmtuar nga ekspozimi. Ishin në katin e dytë. 3 ishin të djegur rëndë dhe 2 ishin hedhur nga kati i dytë, kishin pësuar fraktura të kolonës. Dy prej tyre i nisëm në qendrën e Traumës sepse s’kishin djegie dhe 3 në repartin e djegieve. Patëm lajmërim të të gjithë ekipit, ishin të gjithë në gatishmëri. Kanë mbërritur rreth orës 4 e gjysmë. Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një 50%. Ishin mosha të reja, 25-30 vjeç. Ishin nga Prishtina, Lipjani dhe njëri pacient nga Rrësheni”, thotë shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj. Share Ora 07:08 Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova rrëfen ngjarjen: Ishim në gjumë, pamë tym në korridor! Kërcyem nga ballkoni (VIDEO) Një prej pushuesve nga Kosova që ndodhej në hotelin i cili mori flakë në orët e para të mëngjesit rrëfen nga barela ku ndodhet në spital momentin e parë që kuptuan se kishte rënë zjarr.“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë i riu. Share P.J/ReportTv.al Vlore zjarr hotel brooklyn djegie turiste Lungomare Komento Komente Sula: 16/08/2026 09:40 E para te kalume te lenduarve, e data te gjithe tregtaret shqiptare marin paisje te perdorura nga 30 vjet mendojne vetem te fitojne,pse ore nuk merni paisje te reja qe jane ne garanci,dhe I shkarkoni tek tvsh por punojne ne te zeze,nuk presin kupona,tani te bleje paisje te reja te riparoje hotelin ti paguaj edhe personat qe jane lenduar dhe shpresojme qe te zere mend ky dhe te tjeret. Përgjigju Shkalla emergjences: 16/08/2026 08:30 Ngushellime , me vjen shume keq per te gjithe, por vettm ne vendin tone ka hotel dhe pallate pa shkalle emergjence, sepse kane dhen leje si syt e tyre te korruptuarit Përgjigju Vlore: 16/08/2026 07:45 Ska mjeri tjeter Vlora ka mbaruar Ul e ngri kete pleren shef reanimacioni

Qe si fut ne salle per te lindur nenat shtatzane po nuk mori nie 50 Përgjigju Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.8% Shoqëria 24.6% Social media 16.6% Vota total: 1008 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?