10 vatra zjarri janë aktive në vend, ndërsa 3 të tjera janë në monitorim, raporton Ministria e Mbrojtjes. Parku Kombëtar i Lurës është një prej operacioneve më të mëdha, ku po ndihmojnë edhe 2 avionë Air Tractor për shuarjen e zjarrit që po djeg masivin pyjor me pishë të zezë e bredh. Hapja e korridoreve ka penguar përparimin e flakëve drejt banesave. Vijon edhe zjarri në Qafë Helmes. LEXO edhe...Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil jashtë shtetit Në Lufaj të Mirditës vijon puna për hapjen e korridoreve ndarëse. Në Thari është evidentuar një vatër e re për të cilën po punohet me helikopter. Në malin e Dajtit në Tiranë janë angazhuar 2 helikopterë, si dhe efektivë, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Aktive mbetet edhe vatra në Vakmone të Shëngjergjit që s’paraqet problematika për banesat. Në Fushë-Lajë vijon puna në terren të thyer, ndërsa në Rrjoll, për shkak të terrenit të paarritshëm, situata po monitorohet nga afër dhe është përdorur edhe dron për evidentimin e shtrirjes së vatrës. Edhe në Krujë situata është nën kontroll pasi zjarri në Abaze nuk ka intensitet, ndërsa në Zidoll po monitorohet. Vatra të tjera aktive, pa rrezik ose nën monitorim janë Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër në Tiranë, në Selishtë të Bulqizës dhe në Dardhë të Librazhdit. Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 499 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse. Aktualisht në terren po operojnë 120 efektivë të FA, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. P.J/ReportTv.al zjarret 2026 Diber krujë lure dajt Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.9% Shoqëria 24.6% Social media 16.6% Vota total: 1009 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

