Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati i dështuar në Elbasan, autori: U hakmora për vëllanë e plagosur! Shënjestra: Kemi 15 vite në të njëjtën lagje, jetojmë normalisht (VIDEO)


Detaje të reja janë mësuar nga atentati i dështuar i një dite më parë në një lokal në Elbasan. Autori ka deklaruar se e kreu sulmin për hakmarrje ndaj personit që, sipas tij, kishte plagosur vëllain e tij vite më parë. Ndërkohë, shënjestra e atentatit pretendon se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar. Fatmirësisht ngjarja nuk pati viktima pasi arma nuk funksionoi në momentin e sulmit.

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite më parë”. Kështu mësohet të ketë deklaruar para hetuesve Poli Boriçit, 52-vjeçari i arrestuar për atentatin e dështuar në Elbasan, ku shënjestër ishte 50-vjeçari Ermir Kërtezi. Sipas deklarimit të tij, motivi i sulmit lidhet me një ngjarje të ndodhur vite më parë. Boriçi ka pretenduar se Kërtezi i kishte plagosur të vëllain dhe se pasojat e asaj ngjarjeje kanë qenë të rënda, deri në paralizimin e tij. Por përballë këtij versioni qëndron deklarimi i personit që ishte shënjestra e sulmit. Kërtezi ka thënë se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar dhe se dy familjet banonin pranë njëri-tjetrit dhe nuk kanë patur probleme për një dekadë e gjysmë. LEXO edhe...Tentoi të vriste 50 vjeçarin në Elbasan, pas arrestimit autorit i sekuestrohet edhe pistoleta (VIDEO) Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë më dije se janë duke hetuar edhe pista të tjera ndoshta një konflikt i kohëve të fundit mes vetë autorit dhe shënjestrës. Ngjarja e pazakontë ndodhi rreth orës 12:40 të së shtunës në lokalin në hyrje të qytetit të Elbasanit, i cili në ato momente ishte plot me klientë. Nga keto pamje të siguruara nga Report Tv duket objektivi i atentatit, 50-vjeçari Kërtezi, i veshur me bluzë të zezë. Ai fillimisht ndodhej brenda lokalit, kalon mes përmes ambienteve të jashtme të barit, dhe ndalet për pak sekonda jashtë. Por lëvizjet e tij janë ndjekur nga atentatori Poli Boriçi, i cili ishte në kafe në shoqërinë e bashkëshortes. 52-vjeçari Boriçi çohet menjëherë, nxjerr pistoletën, ia vendos në kokë Kërtezit por arma i bllokohet. Objektivi reagon shpejt, shtyn atentatorin e tij, dhe ka arritur të largohet me shpejtësi. Boriçi e ka ndjekur për pak metra personin që donte ta eliminonte dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por arratia i ka zgjatur vetëm pak pasi policia ka mundur ta lokalizojë dhe ta arrestojë. Arma e zjarrit që dyshohet se u përdor në atentat u sekuestrua si provë materiale. Tashmë hetuesit po verifikojnë historinë e konfliktit mes palëve, verifikimin se ç’ka ndodhur 15 vite më parë dhe rrethanat në të cilat marrëdhëniet mes dy familjeve, sipas shënjestrës, ishin normalizuar. P.J/E.H/ReportTv.al Ermir Kërtezi Poli Boriçi tentative vrasje Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59% Shoqëria 24.2% Social media 16.7% Vota total: 1052 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?