Freskueset e vendosura brenda kabinave elektrike në Sarandë janë çëshje serioze sigurie që duhet të ndërhyhet menjëherë. Ky është apeli i deputetes së PD, Ina Zhupës e cila thotë se duhet të ketë një inspektim urgjent dhe verifikim të gjendjes teknike e standardeve të sigurisë nëse i përballojnë temperaturat e larta, para se të ndodhë një incident. Zhupa gjithashtu ironizon edhe qeverinë duke thënë se këto freskuese janë “teknologjia moderne” që s’gjenden në standarde europiane. LEXO edhe...Atentati i dështuar në Elbasan dhe dhunimi i shefit të Krimeve në Sarandë, PD akuza për sigurinë: Qytetet pronë e krimit, i domosdoshëm largimi i Ramës Reagimi: "E dhimbshme dhe njëkohësisht qesharake se në çfarë gjendjeje është katandisur shteti! Këto janë kabinat elektrike buzë rrugëve në Sarandë. Në mes të qytetit, në temperatura të larta, teknologjia “moderne” duket se konsiston në dy freskuese të vendosura brenda kabinave, për të shmangur mbinxehjen dhe ndonjë defekt apo shpërthim. Në cilin standard europian e gjejmë këtë? Apo në cilin nivel të “mirëmenaxhimit” që propagandon Gonxhja bashkë me “vizionin” e Cacit të bashkisë?! Por përtej pamjes absurde, këtu kemi një çështje serioze sigurie. Kabinat elektrike të vendosura në hapësira urbane duhet të plotësojnë standarde të qarta teknike, të jenë të mirëmbajtura dhe të siguruara për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset përreth. Nuk mund të presim një incident, zjarr apo tragjedi që institucionet të kujtohen të ndërhyjnë. Kërkoj masa të menjëhershme dhe një inspektim urgjent të kabinave elektrike në Sarandë. Të verifikohet gjendja teknike, standardi i sigurisë dhe kapaciteti i tyre për përballimin e temperaturave të larta", shkruan Zhupa. Share P.J/ReportTv.al kabina elektrike Vlore sarande PD Ina Zhupa Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.1% Shoqëria 23.9% Social media 17% Vota total: 1099 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

