Lajme Zone
Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil jashtë shtetit
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil jashtë shtetit

Shpërthimi me lëndë plasëse në banesën e Ylli Zallës në Fushë-Krujë u zbulua vetëm paraditen e së dielës, pasi policia u njoftua nga gruaja e tij, e cila ndodhej në Itali. Nga shpërthimi u dogj edhe automjeti i 49-vjeçarit, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe pistën që lënda plasëse mund të jetë vendosur nga vetë Zalla.

Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në fshatin Zall, Fushë-Krujë në derën e banesës së Ylli Zallës. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe automjetin e Zallës, i cili ishte i parkuar pranë banesës dhe është djegur plotësisht. LEXO edhe...Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. "Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit" thuhet në njoftimin e policisë. Çfarë dyshohet deri më tani Shpërthimi me lëndë plasëse dyshohet se ka ndodhur vonë në mbrëmjen e së shtunës, ndërsa policia është njoftuar vetëm paraditen e sotme nga gruaja e Ylli Zallës, e cila ndodhej në Itali. Sipas burimeve, fillimisht gruaja e Ylli Zallës ka pretenduar se, përveç lëndës plasëse, pranë banesës ishte gjetur edhe një letër kërcënuese. Më pas, ajo e ka tërhequr këtë pretendim, i cili po verifikohet nga hetuesit. Besohet se letra është hequr pasi përmes ekspertizës grafoteknike të shkrimit, mund të analizohet dhe kuptohet kush e ka shkruar, kësisoj letërshkuesit do të dilnin 'huq'. Sipas burimeve, një nga pistat që po verifikohet nga hetuesit është edhe mundësia që lënda plasëse të jetë vendosur nga vetë Zalla, megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim. Në vendngjarje nuk ka kamera sigurie, çka do ta vështirësojë zbardhjen e plotë të rastit, pasi shpërthimi nuk është filmuar. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që Zalla të jetë larguar nga vendi ilegalisht dhe të ketë inskenuar ngjarjen për të kërkuar azil jashtë me pretendimin se i rrezikohet jeta. Kush është Ylli Zalla Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u zbardhën asnjëherë. Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë. Lajmi në përditësim ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al fushe kruje shperthim me tritol zalle krujë ylli zalla Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.9% Shoqëria 24.6% Social media 16.6% Vota total: 1009 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?