Edi Rama dhe Sali Berisha Kur elektorati është i zbrazët nga ideologjia rrjedhimisht edhe politikanët janë të zbrazët nga ajo. Pyesni një shqiptar për qeverisjen Parlamentit a ndonjë ngjarje politike, edhe padyshim do ta merrni një përgjigje. Por kur e pyet çfarë mendon për rolin e shtetit në ekonomi, ose çfarë mendon për raportin e lirisë individuale kundrejt mirëqenies kolektive, apo a duhet të forcojmë arsimin privat apo të financojmë arsimin publik etj... biseda nuk është më aq entuziaste, madje aty mund mbyllet.
Shqipëria është një vend ku opinioni politik është i bollshëm. Fakti që diskutimet politike janë pjesë e çdo takimi me miqtë apo me familjen është një provë e mjaftueshme se problemi në këtë vend nuk është angazhimi politik. Dyshoj se problemi është kuptimësia politike , edhe fakti që sistemi politik me kast e ka fshirë ideologjinë si bazamentin e të bërit politikë edhe e diskursit politik.
Kur elektorati është i zbrazët nga ideologjia rrjedhimisht edhe politikanët janë të zbrazët nga ajo.
Për shembull megjithëse kundërshtare në fushatën elektorale 2025, tanimë Zeqineja nga Jola ndryshojnë vetëm nga flokët.
Analiza pse ndryshimi i dy politikaneve të reja janë vetëm flokët , duhet të fillojë pikërisht tek fakti që në thelb ne kemi një elektorat që nuk i kërkon as Zeqinesë as Jolës e as kujdo tjetër, të shpjegohen mbi ideologjinë ku i bazojnë ato që pretendojnë edhe proklamojnë .
Një politikan që ndërton karrierën politike mbi bindjet ideologjike, e ka përcaktuar njëherë përkatësinë. Një politikan që e ndërton karrierën vetëm për pushtet mund të atashohet kudo që ndodh që t'i japin pushtet .
Sot konsiderohet normale që edhe me njerëzit që merren aktivisht me politikë të jetë pa interes diskutimi i ideologjisë politike . Edhe pse duket një neutralitet i padëmshëm, kjo është pika e rrezikut. Pasi refuzon të njohësh e përcaktosh se ku beson ideologjikisht, diçka tjetër do ta mbushë boshllëkun, edhe pikërisht çfarë e ka zënë vendin e lënë bosh nga ideologjia e ka bërë politikën të dëmshme edhe të urryer.
Vini re që në mungesë të ideologjisë , gjithnjë e më shumë, politika vërtitet rreth udhëheqësve individualë dhe personalitetit të tyre, karizmës së tyre, forcës apo dobësisë së tyre, dëmeve që ata kanë sjellë në politikë ekonomi edhe shoqëri , apo avantazhit se janë të rinj të paprovuar .
Boshllëku i krijuar nga analfabetizmi ideologjik mbushet kështu nga çdo gjë që është më e zhurmshme dhe më e thjeshtë për t’u ndjekur apo besuar.
Kjo është arsyeja pse shoqëritë mendërisht të zbrazëta nga ideologjia janë kaq të rehatshme për të manipuluar nga populistët, edhe në këto mjedise dhe opozitat nuk e dinë më se çfarë mbrojnë.
Ndërsa mesazhet e protestës janë të qarta, "partitë ekzistuese janë të gjitha të kompromentuara në të njëjtën mënyrë" zgjidhja e vetme kërkohet tek krijimi i një partie të re të paprekur nga këto zakone, me njerëz të pakompromentuar.
Njerëzit bëjnë thirrje për një krijimin e një alternative të pastër , duke supozuar se kërkesa e tyre është e mjaftueshme për të nxitur ofertën që e përmbushë atë. Por kërkesa, për një partie të re, anashkalon pyetjen më të rëndësishme: a ekziston aktualisht mjedisi që diçka e tillë të shfaqet dhe të mbijetojë?
Në Shqipëri është provuar se dominimi elektoral, pasi është vendosur, është jashtëzakonisht kokëfortë për t'u ndryshuar; partia në pushtet ka një infrastrukturë organizative, rrjete patronazhistësh të shtrirë në çdo qelizë të shoqërisë; financimi i fushatave në Shqipëri favorizon në mënyrë dërrmuese partitë e konsoliduara dhe ky hendek vetëm është zgjeruar; Qasja në media e çon pamundësinë një hap më tej. Një parti e re, ka një mbulim të papërfillshëm krahasuar me një parti ekzistuese.
Për më tepër një mjedis fertil për lindjen e alternative tjetër ka nevojë për organizata të shoqërisë civile që të reagojnë pa frikën e humbjes së privilegjeve.
Kur i gjithë sistemi politik funksionon si industri duopolistike, ku barrierat e hyrjes janë shumë të larta , a mjafton vetëm pakënaqësia, lodhja edhe irritimi nga keqqeverisja që të lindë një alternativë e re qeverisëse të ndryshme ? Aq më tepër në prani të analfabetizmit ideologjik, çfarë mund ta bind qytetarin se partia apo lëvizja e re apo është alternativa e duhur e ndryshme nga ekzistueset?
Një elektorat i pakënaqur, nuk do të thotë domosdoshmërisht një elektorat i gatshëm për një alternativë të ndryshme. Një elektorat I pakënaqur, por ideologjikisht analfabet , mund të rrezojë një qeveri, por nuk është i aftë të ushtrojë presionin e nevojshëm për një qasje ndryshe .
Ndaj pyetjes se kur është momenti që disa burra e gra të mençur të bëhen bashkë për të ofruar një alternativë të re politike u përgjigjem: "ditën që do të pyesni një 18 vjeçar se në cilën ideologji politike beson, dhe përgjigja që do të merrni është e qartë edhe i toni i vendosur, mund të krijohet për një alternativë tjetër politike!edi rama dhe sali berisha 6 Komente P Po pra 15 Gusht 2026, 19:06 Ndoshta te vetmet rruge jane Konstitucionalizmi ose social demokracia
Por nga autokracia ne nje nga te mesipermet duket e veshtire per nje shoqeri ne te cilen mbizoteron interesi personal dhe mungesa e solidaritetit. Elitizmi eshte utopi apo elitat, nese ka, jane te molepsura Përgjigjjuni F Feti Dema 15 Gusht 2026, 19:12 Znj. Irena! Sa të filozofosh Ti për mungesën e ngritjes ideologjike të qytetarëve , të tjerët e kanë kapërxyer këtë ngërç. Ose siç thonë " sa të thuash Ti rrush, unë e kam ngrënë një kosh me rrush". Është krijuar Partia "Lëvizja Atdheu" me Kryetar Partie Kreshnik Osmani me program konsevator- Familja- Atdheu- Kombi- Liritë dhe të Drejtat Themelore. Një 'ushtri' e tërë qytetarësh i janë bashkëlidhur. Partitë kryesore PD dhe PS lindën si parti ideologjike dhe populiste. Ndoshta edhe parti të tjera janë në qarkullim apo në formim. Një koalicion i partive dhe rrymave antiestablishment do ti çoji PS- PD dhe bijzat, në periferi të politikës dhe vendimarrjeve. Përgjigjjuni P Propaganda dhe realiteti 15 Gusht 2026, 19:15 “If you are paid enough to live, but not enough to live well, then you are not free. You are a slave.” (George Orwell).
“Nëse paga jote mjafton vetëm për të ngrënë dhe për të fjetur, kjo nuk është punë, nuk je i lirë; kjo quhet skllavëri” (George Orwell)
______________________
Koha ikën, koha vjen, rinia e ardhmja e vendit tonë. (Thënie në kohën e komunizmit).
_______________________
Politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë. (LENINI).
_______________________ Shënim: Mjafton të pyesni shumicën e shqiptarëve: A kanë një rrogë apo jo; dhe nëse po, çfarë mund të bëjnë me të? Nëse iu del vetëm për të ngrënë, atëherë ka nevojë për një alternativë të re politike. Ose marrim shembullin e pensionistëve në Shqipëri në vitin 2025. Shifrat e publikuara nga qeveria për bonusin e fundvitit flasin për 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë. Nga këta, 640,325 ishin pensionistë të pleqërisë, 65,232 pension invaliditeti dhe 48,087 pension familjar.
Sa pension marrin këta dhe çfarë mund të blejnë me pensionin: blejnë vetëm ushqime; janë në dilemë a të blejnë ushqime apo ilaçe, apo s'blejnë dot as ushqime e as ilaçe dhe mbahen me remitanca? Për sa kohë që nuk ka një minimum jetik të miratuar, shtresat e varfëra e në nevojë, pensionistat me pensione minimale, janë në vështirësi të mëdha dhe patjetër që ka nevojë për alternativë të re politike. Rinia dihet që ka ikur në emigrim, është shpopulluar. Përgjigjjuni H Hasan luzi 15 Gusht 2026, 20:04 Urgjentisht duhet ndryshu kushtetutes , me kete duhet fillu reforms ne drejtesi , reforma e pa drejtesise e bere nga Rama Soros duhet Te Abrogohet sa me Parë . Keto ye behen nga komisioni Venecias , jurists dhe constitutionalists te diaspores e te tjere te rinj , Te perjashtohen nga reforma e re e drejtesise te gjithe qe Hartuan dhe moren pjese ne pa drejtesine Rama Soros , pavaresisht moshes ato Te nxirren ne pension ose pension Te parakoheshm . Ne kushtetute te perfshihen jo me shume se dy mandate kryeministri , heqje minutes per kryeminister , president , minister. deputed , Te gjithe Te konsiderohen si populli . Te parishioner e drejta e referendumeve si shtet , si bashki dhe si lagje . Para cdo zgjedhje , locale ose parlamentare shteti Te drejtohet nga qeveri Tekniki nje vit para zgjedhje e . Te Mirret shembull kushtetute Zvicrriane Pastas Te ndertohet shteti sipas shtetit zvicrrian Përgjigjjuni A AAA 15 Gusht 2026, 23:33 SAKTE. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Një ‘qendër’ për Shqipërinë 15 Gusht 2026, 16:3816:38Forum Zjarret djegin Shqipërinë, flakët përvëlojnë edhe propagandën e qeverisë 15 Gusht 2026, 12:2112:21Forum Një hartë probabilitare e rrezikut për zjarre 15 Gusht 2026, 11:3011:30Forum Fjala e Rubio-s dhe mësimi që Shqipëria nuk duhet ta lexojë gabim 14 Gusht 2026, 18:0018:00Forum Vlora drejt “furrës urbane”, betonizimi që mund t’i kushtojë shtrenjtë qytetit 14 Gusht 2026, 14:1714:17Forum Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika 14 Gusht 2026, 12:0012:00Forum

