Shqipëria bind ndaj Bjellorusisë, Asllani dhe Muçi kthejnë kuqezinjtë te fitorja. Trajneri Maran feston suksesin e parë Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë triumfuan 2-0 ndaj Bjellorusisë në “Air Albania”, duke marrë tri pikët e para dhe duke dhuruar një paraqitje bindëse përballë tifozëve shqiptarë.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me ritëm dhe që në minutën e 5-të patën mundësinë e parë. Rey Manaj provoi të befasojë portierin kundërshtar nga goditja e dënimit, por tentativa e tij nuk përfi në kuadrat. Vetëm pak minuta më vonë, Bjellorusia reagoi, por Etrit Berisha ishte i vëmendshëm dhe neutralizoi rrezikun. Në minutën e 15-të, Shqipëria iu afrua sërish golit, teksa Taulant Seferi provoi me kokë pas krosimit të Ernest Muçit, por mbrojtja kundërshtare arriti të bllokojë goditjen.
Pas një periudhe më të qetë, momenti i shumëpritur erdhi në minutën e 32-të. Shqipëria fitoi një penallti pas ndërhyrjes ndaj Berat Gjimshitit brenda zonës.
Nga pika e bardhë u paraqit Kristjan Asllani, i cili nuk gaboi. Mesfushori kuqezi e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha Shqipërisë avantazhin 1-0. Kuqezinjtë kërkuan menjëherë edhe golin e dytë. Në minutën e 38-të, një gabim i mbrojtjes bjelloruse i dha mundësinë Rei Manajt, por sulmuesi nuk arriti ta shfrytëzonte dhe goditja e tij përfi jashtë. Por festa nuk do të vononte shumë.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Elseid Hysaj dërgoi një top të gjatë drejt zonës. Ernest Muçi e kontrolloi dhe me një goditje të bukur me të majtën e dërgoi topin në rrjetë, duke çuar stadiumin në festë. Shqipëri 2-0 Bjellorusi! Kuqezinjtë shkuan në dhomat e zhveshjes me një avantazh të merituar.
Në pjesën e dytë, Shqipëria vijoi të kërkonte golin e tretë. Në minutën e 56-të, Taulant Seferi pati një mundësi të artë, por nga një pozicion shumë i favorshëm goditi në mënyrë qendrore dhe pa forcën e duhur.
Në minutën e 67-të, një tjetër aksion i bukur kuqezi. Myrto Uzuni shërbeu në mënyrë fantastike Ernest Muçin, por goditja e këtij të fundit kaloi fare pranë shtyllës së majtë.
Dhjetë minuta më vonë, ishte radha e Kristjan Asllanit të provonte sërish nga distanca, por topi përfi në rrjetën e jashtme.
Shqipëria vazhdoi të krijonte raste deri në fund. Në minutën e 88-të, Uzuni gjeti Mirlind Dakun, por edhe sulmuesi kuqezi nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë, me goditjen e tij që kaloi pranë shtyllës.
Në fund, Shqipëria triumfon 2-0 ndaj Bjellorusisë, duke e nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe duke marrë tri pikët e para në “Air Albania”.shqipëria bjellorusia liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport “Jo në emrin tim”, mesazhi emocionues i tifozëve në ‘Air Albania’: Kosova është zemra e Shqipërisë (Video) 26 Shtator 2026, 22:2622:26Sport “Nuk shitet Shqipëria”, protesta zbret edhe te kombëtarja; ‘Tifozat Kuq e Zi’ shpalosin parullën në "Air Albania" (Video) 26 Shtator 2026, 22:0422:04Sport Shkëlqen Shqipëria e Maran/ Kuqezinjtë spektakolarë në pjesën e parë, dy gola ndaj Bjellorusisë 26 Shtator 2026, 21:4221:42Sport Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, Asllani ndëshkon Bjellorusinë nga pika e penalltisë (Video) 26 Shtator 2026, 21:2521:25Sport “Maran i duhuri, e rëndësishme ta nisim me fitore”; Armand Duka: Jemi në moment transformimi 26 Shtator 2026, 21:1221:12Sport Nis epoka Maran/ Shqipëria kërkon 3 pikët ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë ndezin “Air Albania” 26 Shtator 2026, 20:5020:50Sport

