Lajme Zone
Momente terrori në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti sulmon me thikë kapitenin dhe tenton të rrëzojë avionin! Pasagjerët e neutralizojnë, Izraeli dyshon për sulm terrorist
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Momente terrori në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti sulmon me thikë kapitenin dhe tenton të rrëzojë avionin! Pasagjerët e neutralizojnë, Izraeli dyshon për sulm terrorist

Fluturimi Dubai-Tel Aviv devijoi drejt aeroportit të Tabukut. Mediat izraelite raportojnë se dy pilotët u përleshën në kabinë, por kompania ka konfirmuar vetëm se ka ndodhur një “incident”.

Momente paniku u regjistruan në fluturimin Dubai-Tel Aviv të kompanisë “Flydubai”, ku sipas autoriteteve izraelite dhe dëshmive të pasagjerëve, bashkëpiloti dyshohet se sulmoi me thikë komandantin dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit. Avioni u detyrua të ulej me urgjencë në Tabuk të Arabisë Saudite. Avioni FZ1073 ishte nisur nga Dubai drejt Tel Avivit kur, rreth dy orë pas ngritjes, nisi të transmetonte sinjale emergjence. Fillimisht u aktivizua kodi 7700, që tregon një emergjencë të përgjithshme, ndërsa pak minuta më vonë u dërgua edhe kodi 7500, i përdorur për rastet e rrëmbimit të avionëve. Alarmi bëri që Izraeli të ngrinte menjëherë në ajër avionë luftarakë dhe të mos lejonte hyrjen e avionit në hapësirën e tij ajrore. Sipas raportimeve të CNN, që citojnë dy burime izraelite, dhe mediave izraelite, bashkëpiloti, shtetas i Omanit, dyshohet se goditi me thikë komandantin dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit. Hetuesit po verifikojnë nëse synimi ishte rrëzimi i avionit apo marrja peng e pasagjerëve. LEXO EDHE:Forcat izraelite intensifikojnë bombardimet në Libanin jugor, sulmohet edhe një shkollë në qytetin Khiam Gjatë incidentit, avioni humbi rreth 5.300 metra lartësi në më pak se dy minuta. Sipas të dhënave të monitorimit të fluturimit, në një moment ai ra edhe rreth 4.300 metra për vetëm 29 sekonda, një manovër që konsiderohet jashtëzakonisht e pazakontë për një avion pasagjerësh. Sipas ekspertëve të cituar nga mediat italiane, zbritja e fortë mund të ketë shkaktuar edhe dëmtime në pjesën e pasme të avionit. Dëshmitë e pasagjerëve përshkruajnë momente paniku. Një pasagjere tha se dëgjoi ulërima dhe pa gjak sapo u hap dera e kabinës së pilotimit. Yasmin Abukasi, nëna e një pasagjereje, i tha Reuters se vajza e saj i tregoi se komandanti bërtiste për ndihmë, ndërsa një person me thikë po e sulmonte. Sipas saj, disa pasagjerë dhe pilotë që ndodheshin në bord jashtë shërbimit ndërhynë, neutralizuan agresorin dhe ndihmuan në rimarrjen e kontrollit të avionit. Edhe pasagjeri Yitzhak Lieber deklaroi për Channel 12 se ai dhe udhëtarë të tjerë hynë në kabinën e pilotimit, neutralizuan agresorin dhe mbrojtën pilotin e plagosur. Në një video të publikuar në rrjetet sociale ai shfaqet me rrobat e mbuluara në gjak, ndërsa thotë se njëri pilot ishte plagosur rëndë, por tjetri arriti ta ulte avionin në mënyrë të sigurt. Autoritetet saudite konfirmuan se avioni u ul në mënyrë të sigurt në Tabuk dhe se si komandanti, ashtu edhe bashkëpiloti u transportuan në spital. Pasagjerët u mbajtën fillimisht në terminal, ndërsa më pas u organizua një fluturim tjetër për t'i dërguar drejt Tel Avivit. Megjithatë, disa prej tyre refuzuan të hipnin sërish në një avion të “Flydubai”, duke kërkuar një fluturim izraelit për kthimin në shtëpi. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi ngjarjen si një "incident sigurie jashtëzakonisht të rëndë". Ai deklaroi se piloti omanit është arrestuar nga autoritetet saudite dhe po merret në pyetje. Sipas Netanyahut, një pasagjer dhe një anëtar i ekuipazhit hynë në kabinën e pilotimit, neutralizuan të dyshuarin, ndërsa një pilot tjetër stabilizoi avionin. Më vonë, kryeministri zhvilloi edhe një mbledhje me drejtuesit e sigurisë për të vlerësuar situatën. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se, sipas informacioneve paraprake që disponojnë autoritetet izraelite, ngjarja mund të ketë qenë një tentativë sulmi xhihadist dhe se synimi i autorit ishte rrëzimi i avionit. Ndërkohë, Shin Bet, Mossad dhe ushtria izraelite kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivin e incidentit. Nga ana tjetër, kompania “Flydubai” deklaroi se shkaqet e incidentit në kabinën e pilotimit mbeten ende të panjohura dhe janë objekt i një hetimi zyrtar. Në reagimin e saj, kompania u bëri thirrje të gjitha palëve të shmangin spekulimet derisa autoritetet të zbardhin plotësisht ngjarjen. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: fluturime Arabia Saudite telaviv dubai avion Izrael Sulm terrorist Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 74.3% Jo 21.3% Jam i/e dyzyuar 4.4% Vota total: 409 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?