Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe ato të Shqipërisë zhvilluan një trajnim të përbashkët në Bazën Ajrore të Farkës dhe në Komandën e Forcës Tokësore, të fokusuar te përgatitja e helikopterëve UH-60 Black Haëk për misione të evakuimit mjekësor. Gjatë aktivitetit u pajisën kabinat e helikopterëve për transportin e të lënduarve dhe u testuan pajisjet e monitorimit të pacientëve, me synimin që në të ardhmen të mundësohet ofrimi i kujdesit mjekësor gjatë fluturimit. LEXO edhe...Nënkolonel Bedri Kaloshi merr detyrën e Komandantit të Bazës Ajrore të Farkës, ministri Nufi për Forcën Ajrore: Jeni shtylla kurrizore e Forcave të Armatosura! Trajnimin e ndoqi nga afër edhe gjeneralmajorja Lisa Hou, drejtoreshë e Zyrës së Shërbimeve Mjekësore në Byronë e Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ajo vlerësoi profesionalizmin dhe aftësitë e personelit të Forcës Ajrore shqiptare. Sipas Ambasadës Amerikane, ky bashkëpunim forcon partneritetin mes forcave amerikane dhe shqiptare dhe synon rritjen e kapaciteteve për operacionet reale të kërkim-shpëtimit. U.D/ReportTv.al Forcat e Armatosura Black Hawk farke SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8046 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

