Lajme Zone
Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli. Gjatë vizitës, kreu i qeverisë do të zhvillojë edhe takime me drejtues të universiteteve napolitane, me fokus forcimin e bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli. Konsullata, e drejtuar nga Konsulli i Nderit Giuseppe Lettieri, do të ketë juridiksion në rajonin e Kampanjës dhe do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve, në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. LEXO edhe...Kriza me pagat e Drejtësisë/ Rama-gjyqtarëve: Askush nuk e zëvendëson dot Parlamentin! Kushtetuesja ndërhyn vetëm kur cënohet një parim kushtetues Gjatë vizitës, Kryeministri Rama do të vizitojë Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale”, si dhe Universitetin “Parthenope”, ku do të marrë pjesë në pritjen me temë “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”. Vizita do të përmbyllet me një takim me rektorët e universiteteve të Napolit, ku së bashku me ministren Kumbaro kreu i qeverisë do të diskutojë për mundësitë e sinergjive me universitetet tona në kuadrin e ndërkombëtarizimit. U.D/ReportTv.al edi rama itali napoli Giuseppe Lettieri Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8089 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?