Lajme Zone
Eduard Zaloshnja: Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Eduard Zaloshnja: Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?

Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se rreth 2.35 milionë shtetas shqiptarë banojnë në Shqipëri. Pra rreth 1.93 milionë që kanë lindur në Shqipëri banojnë jashtë saj.

Nga të dhënat e Gjendjes Civile rezulton se në regjistrin e saj janë të regjistruar aktualisht rreth 4.7 milionë shtetas shqiptarë. Prej tyre, rreth 4.28 milionë kanë lindur në Shqipëri dhe rreth 0.42 milion kanë lindur jashtë saj (shihni grafikun 1). LEXO edhe...Paga mesatare kalon 92 mijë lekë në muaj, por mbi 50% e shqiptarëve nuk e ‘kapin’ dot! 1 në 4 punonjës, me minimale Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se rreth 2.35 milionë shtetas shqiptarë banojnë në Shqipëri. Pra rreth 1.93 milionë që kanë lindur në Shqipëri banojnë jashtë saj (shihni grafikun 2). Po si kanë ndryshuar këto numra ndër dekada? Duke ndërthurur numrat ndër dekada të Gjendjes Civile dhe të INSTAT-it rezulton se rreth 917 mijë shtetas shqiptarë të lindur këtu janë larguar nga vendi në periudhën 1990-2001, rreth 495 mijë në periudhën 2001-2011, dhe rreth 488 mijë në periudhën 2011-2026 (shihni grafikun 3). R.Xh/ReportTv.al Eduard Zaloshnja emigrante emigrimi Instat Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8089 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?