Lajme Zone
OSHEE lë pa drita fshatrat e Lezhës
Të tjeraJOQ Albania

OSHEE lë pa drita fshatrat e Lezhës

Banorët e disa fshatrave në Lezhë po përballen me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, ndërsa sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, problemi përsëritet thuajse çdo ditë.

Banorët e disa fshatrave në Lezhë po përballen me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, ndërsa sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, problemi përsëritet thuajse çdo ditë.

Një banore nga zona thotë se ditën e sotme energjia është ndërprerë rreth orës 12:00 dhe deri në 19:45 ende nuk ishte rikthyer, duke bërë rreth 7 orë e 45 minuta pa energji elektrike.

Sipas saj, situata është veçanërisht problematike pasi ka një ilaç për vajzën e saj që duhet të mbahet në frigorifer dhe ndërprerja e gjatë i ka shtuar shqetësimin për ruajtjen e tij.

Banorja thotë se ka kontaktuar me OSSH-në për të marrë informacion, por pretendon se nuk ka marrë një përgjigje të qartë lidhur me kohën e rikthimit të energjisë. Ajo ankohet gjithashtu për mënyrën e komunikimit nga operatori.

Sipas denoncueses, ndërprerje të tilla ndodhin shpesh në disa zona, ndërsa kur banorët kërkojnë informacion, u thuhet se bëhet fjalë për defekte.

Fshatrat e përmendur prej saj janë Manati, Tresh, Spiten, Zejmen dhe Pllanë.

Në një kohë kur energjia elektrike është një shërbim bazë, mbetet shqetësues fakti që banorët pretendojnë se përballen vazhdimisht me orë të tëra pa drita dhe pa një informacion të qartë se kur do të rikthehet furnizimi.

JOQ Albania e përcjell këtë shqetësim pranë institucioneve përgjegjëse, ndërsa mbetet në pritje të një sqarimi nga OSSH për shkaqet e ndërprerjeve dhe masat që po merren për të parandaluar përsëritjen e tyre.