Lajme Zone
Rama kap për qafe dhe i dorëzon policisë italiane “kriminelin” që e shau te shkallët e avionit
PolitikëJOQ Albania

Rama kap për qafe dhe i dorëzon policisë italiane “kriminelin” që e shau te shkallët e avionit

Një video ekskluzive ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar shqiptar, i cili ndodhej në avionin me të cilin kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin e Napolit.

Në pamjet e filmuara nga dritarja e avionit, Rama shihet teksa zbret nga shkallët së bashku me një të ri. Që në momentin kur nisin zbritjen dhe deri në fund të shkallëve, kryeministri duket se e mban të riun me dorë në pjesën e qafës, ndërsa poshtë tyre ndodhen efektivë të policisë italiane.

Sapo zbresin, Rama ia dorëzon të riun policëve, të cilët më pas e shoqërojnë drejt një automjeti policie dhe e fusin brenda.

Sipas qytetarit që dërgoi videon, i riu e ka sharë kryeministrin pikërisht teksa po zbrisnin nga avioni, duke i thënë: “Të q***a robt, o Edi Rama”. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që i riu është shoqëruar nga policia.

“Nuk e përtypi dot” sharjen dhe përfi duke ia dorëzuar vetë policisë italiane, është momenti që përcillet me jo pak ironi nga pamjet e videos.

Megjithatë, rrethanat e plota të incidentit nuk janë të qarta dhe nuk dihet nëse ka pasur ndonjë komunikim apo ngjarje tjetër para momentit të filmuar.

JOQ Albania e publikon videon si dëshmi të një qytetari që ndodhej në avion. Pamjet tregojnë momentin kur Rama dhe i riu zbresin së bashku nga avioni, ndërsa kryeministri e mban atë me dorë në qafë deri në momentin kur ia dorëzon efektivëve italianë, të cilët e shoqërojnë në automjet. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)