Lajme Zone
Kardinali Ernest Simoni kremton meshë në gjuhën shqipe në Virxhinia, bashkon komunitetin shqiptar në SHBA
KulturëReport TV

Kardinali Ernest Simoni kremton meshë në gjuhën shqipe në Virxhinia, bashkon komunitetin shqiptar në SHBA

Ceremonia u mbajt me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, duke bërë bashkë komunitetin shqiptar, besimtarë amerikanë dhe Motrat e Nënë Terezës.

Nën drejtimin e Kardinalit Ernest Troshani Simoni, në Kishën Katolike të Shën Gjonit në shtetin e Virxhinias, u kremtua një meshë e veçantë me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Kardinali Simoni ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë, gjatë së cilës po takohet me komunitetet shqiptare në disa shtete. LEXO edhe...Misionet e evakuimit mjekësor, forcat e armatosura amerikane dhe shqiptare kryejnë trajnim të përbashkët me helikopterët Black Hawk Për këtë arsye, ipeshkvi i Dioqezës së Arlingtonit, Michael Francis Burbidge, e ftoi kardinalin të kremtonte një meshë për komunitetin shqiptar të kësaj dioqeze. Kardinali Ernest Simoni gjatë kremtimit të Meshës së Shenjtë. / Fotografia: Marketin PiciKardinali Ernest Troshani Simoni, 97 vjeç, simbol i qëndresës së besimit përballë përndjekjes komuniste, vuri theksin te mbrojtja e familjes dhe përgjegjësia e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit. “Burrë dhe grua, shumohuni. Burri duhet ta dojë gruan ashtu siç Krishti e deshi Kishën”, ishte mesazhi që Kardinali përcolli gjatë meshës. Besimtarë shqiptarë dhe amerikanë gjatë meshës, ku ishin të pranishme edhe Motrat e Nënë Terezës. / Fotografia: Marketin PiciI cilësuar nga Papa Françesku si një “martir i gjallë”, Kardinali Simoni u arrestua nga regjimi komunist në Shqipëri dhe vuajti 18 vjet burg, 12 prej tyre duke punuar në miniera. Pas lirimit ai u detyrua të punonte në kanalizimet e Shkodrës deri në rënien e regjimit në vitin 1990. Pavarësisht përndjekjes, ai mbeti i palëkundur në besim dhe e ushtroi fshehurazi misionin meshtarak. Në vitin 2016, Papa Françesku e ngriti në rangun e kardinalit. Kardinali Ernest Simoni përcjell bekimin e tij gjatë meshës. / Fotografia: Marketin PiciNë meshë morën pjesë shqiptarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, pjesëtarë të komunitetit vendas, miq amerikanë që e kanë njohur Nënë Terezën, si dhe Motrat e Nënë Terezës. Në veprimtari mori pjesë edhe Diakoni Lekë Brisku nga Çikago. I shuguruar diakon i përhershëm në vitin 2022, ai shërben në famullinë “All Saints” dhe është aktiv në ruajtjen e trashëgimisë katolike shqiptare në SHBA. Komuniteti katolik shqiptar, i krijuar prej më shumë se një dekade në Dioqezën e Arlingtonit, e ka bazën në Kishën Katolike të Shën Gjonit të Dashur në McLean. Megjithëse i vogël, komuniteti bashkon katolikë dhe shqiptarë të besimeve të tjera. Katolikët kujdesen për programin fetar, ndërsa pjesëtarët e besimeve të tjera ndihmojnë me pritjen festive, duke pasqyruar traditën shqiptare të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Pas meshës, pjesëmarrësit u mblodhën në një pritje kushtuar figurës së Nënë Terezës dhe Kardinalit Ernest Simoni. Gjatë qëndrimit katërditor në zonën e Uashingtonit, Kardinali Simoni kremtoi meshë edhe në një universitet katolik në Virxhinian Veriore dhe në Kapelën e Zojës së Shkodrës, pranë Bazilikës së Zojës në Uashington, që është kisha katolike më e madhe në Amerikë. Ai kremtoi gjithashtu meshë në gjuhën italiane në famullinë e Rruzares së Shenjtë në Uashington. Meshën e bashkëkremtuan meshtarë të Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë, në prani të ambasadorit të Italisë dhe përfaqësuesve të tjerë diplomatikë. U.D/ReportTv.al virxhinia meshe SHBA Ernest Troshan Simoni ernest simoni Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8089 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?