Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen publike për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke kritikuar gjuhën e përdorur nga gjyqtari Engert Pëllumbi dhe duke theksuar se vendimmarrja për politikën e pagave i takon qeverisë dhe parlamentit. Duke ndarë deklaratën e gjyqtarit Engert Pëllumbi gjatë një interviste televizive i cili tha se “Nuk është ngërç buxhetor, është politikë, është arrogancë, është çështje inati për fitoren tonë në Gjykatën Kushtetuese”, Rama e cilësoi si të papërshtatshme këtë gjuhë për një gjyqtar. LEXO edhe...Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama nënvizon se askush nuk mund të zëvendësojë parlamentin apo t’i diktojë legjislativit mënyrën se si duhet të votojë. Sipas tij, roli i Gjykatës Kushtetuese është të ndërhyjë vetëm kur cenohet një parim apo normë kushtetuese, ndërsa korrigjimi i ligjit mbetet përgjegjësi e ligjvënësve. Rama shprehet gjithashtu i shqetësuar për mundësinë që shoqatat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të përdorin mjete politike dhe juridike për të imponuar rritjen e pagave, duke e cilësuar një skenar të tillë si “një sfidë të një lloji të ri”. Kryeministri thekson se çështja e pagave, sipas tij, nuk është një çështje inati, por një “sfidë shtetbërjeje europiane e Shqipërisë”. Në vijim, Rama nënvizon se tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe më pas të anuluar mbetet ende një opsion, ndërsa 17 shtatori, sipas tij, shënon fundin e episodit të tensioneve mes palëve, por jo të nevojës për komunikim mes pushteteve të pavarura. Reagimi i Ramës: Kurrë jo, kjo nuk është gjuhë gjykatësi, po gjuhë ultrasi që bërtet në rrugë kundër VAR-it. Keqardhje dhe disa të vërteta të thjeshta: Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën. Vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe detyrën t’i thotë se kur e ka ngritur dorën gabim, po as ajo vetë nuk i thotë dot kurrësesi pushtetit të pavarur legjislativ se si duhet ta ngrejë dorën. Politikën e pagave e propozon vetëm qeveria, e miraton vetëm parlamenti dhe e zbaton vetëm qeveria. Gjykata Kushtetuese ndërhyn vetëm nëse cënohet një parim a një normë kushtetuese, që ligjvënësit duhet ta riparojnë pa u cënuar në pavarësinë e tyre, siç e shohin ata të udhës të shprehen me votën e tyre. Nëse largqoftë, shoqatat e prokurorëve e të gjykatësve kanë vendosur që me mjete politike dhe juridike të koordinuara me zyrat e prokurorive e të gjykatave si një ushtri e rreshtuar kundër qeverisë, të na imponohen me kallzime, sigurime a përmbarime për të rritur pagat e tyre, atëherë jemi përpara një sfide të një lloji të ri, e cila nuk na tremb po na shqetëson pamasë. Por ne nuk duam të jetë kështu dhe unë nuk dua ta lejoj që të ndodhë kështu, sepse ndryshe nga si e mendon ky gjykatësi mediatik, kjo e pagave stratosferike, për ne nuk është çështje inati po sfidë shtetbërjeje europiane e Shqipërisë. Eshtë shumë e thjeshtë. Tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe të anulluar vazhdon të jetë gati. Në 17 shtator mbaron vetëm ky episod i tensionuar publikisht, që mund dhe duhet të ishte shmangur, por nuk shteron nevoja për të komunikuar mes pushteteve të pavarura. Përkundrazi, ajo nuk lindi nga episodi i pagave dhe do të jetë edhe më e madhe në çdo hap deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por ne tryezën dhe gatishmërinë kemi, të tjerat janë në gjykimin e gjykatësve:-) R.Xh/ReportTv.al gjykata kushtetuese Parlamenti prokurorët gjyqtarët magjistratet pagat e drejtesise edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8090 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

