Pasi kanë renditur një sërë akuzash në drejtim të qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Me flamingo në duar dhe flamuj kombëtar, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Ata shprehen se nuk ikin nga sheshi, pa dorëheqjen e Ramës. Për të 128-tën ditë me radhë, qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës, për të kërkuar largimin e qeverisë. Protestuesit deklarojnë se qeveria e ka mbushur kupën me skandale të panumërta dhe se duhet të japë dorëheqjen. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 128 protesta
