Lajme Zone
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, reagon presidenca: Në takim edhe SPAK, institucionet të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, reagon presidenca: Në takim edhe SPAK, institucionet të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin

Në mbledhje, përveç anëtarëve të përcaktuar me ligj, morën pjesë edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Presidenti Begaj kërkon që mosbesimi institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, komunikim dhe llogaridhënie. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mblodhi Këshillin e Sigurimit Kombëtar Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mblodhi Këshillin e Sigurimit Kombëtar për të diskutuar zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni e akuzuar se ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë.

Në mbledhje, përveç anëtarëve të përcaktuar me ligj, morën pjesë edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të pavarur të hetimeve të drejtësisë dhe respektimit të tyre nga të gjitha institucionet. Sipas presidentit Begaj, çështjet individuale nuk duhet të shndërrohen në një krizë më të gjerë besimi ndaj shtetit dhe institucioneve të sigurisë.

Një tjetër pikë e evidentuar ishte nevoja për forcimin e standardeve të kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies institucionale. Presidenca nënvizoi se institucionet duhet t'u dëshmojnë qytetarëve se sistemi ka mekanizma për të korrigjuar problematikat dhe për të mbrojtur interesin publik.

"Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-u.Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.Në takim u konkludua se:Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime. Ai është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe mbështet Presidentin në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe e mbështet atë në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Ai nuk merr vendime ekzekutive dhe mbledhjet e tij zhvillohen me dyer të mbyllura. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Mbledhje te “Vila e Kuqe”, Rama mbledh drejtuesit politikë pas kthimit nga SHBA 28 Shtator 2026, 12:2612:26Politike Brukseli mesazh të prerë Shqipërisë: Duam rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit 28 Shtator 2026, 11:3811:38Politike Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh Ramës: Shqipëria të vijojë reformat, në integrim të përfshihet e gjithë shoqëria 28 Shtator 2026, 11:2711:27Politike Raportuesi i Shqipërisë i tregon vendin Ramës në konferencën e BE: Hapja nuk është çështje, kapitujt duhen mbyllur 28 Shtator 2026, 11:1611:16Politike Rama sinjal BE-së: Mos i lini vendet kandidate të luajnë me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze” 28 Shtator 2026, 11:1611:16Politike Rama sulmon protestuesit para parlamentarëve të BE-së: Jeni argëtuar me flamingot, në Instagram duken më të bukur 28 Shtator 2026, 11:0311:03Politike