Lajme Zone
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Lushnjë/ 45-vjeçari kapet me 65 doza kokainë në makinë, sekuestrohen armë dhe mijëra euro


Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi u kap nga Policia me 65 doza kokainë në automjetin e tij, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi u kap nga Policia me 65 doza kokainë në automjetin e tij, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan ndërhyrjen pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në doza.

Në pranga ra Emiljan Mehilli banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë. Ai u kap në flagrancë teksa lëvizte me automjet në fshatin ku banonte. Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, një armë gjahu dhe 105 fishekë për të, dy peshore elektronike, një aparat celular, automjetin që përdorte si dhe një shumë parash në euro dhe lekë, që dyshohet se ishte përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Lushnjepolicia