Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mjegulla “mbulon” Kukësin dhe zonat përreth, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

E gjithë ultësira e Kukësit është mbuluar nga mjegulla, dendësia e së cilës është më e madhe në orët e para të mëngjesit. Prania e saj shoqërohet shpeshherë me problematika që kanë të bëjnë me kufizimin e pamjes për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në Rrugën e Kombit, kryesisht në segmentin Fushë-Dugagjin–Morinë.

Policia rrugore, përmes patrullave të lëvizshme dhe pikave stacionere, po monitoron situatën, duke këshilluar përdoruesit e rrugës për kujdes të shtuar në kushtet e pamjes së kufizuar. Mjegulla sjell shqetësime edhe në shëndetin e qytetarëve, kryesisht të sëmurët kronikë dhe në problemet në rrugët respiratore. Edhe në këtë rast, mjekët këshillojnë kufizimin e lëvizjeve për këtë kategori qytetarësh në orët me kushte të tilla klimatike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Kukësmjegull