Një shqetësim i ri po ngrihet lidhur me luhatjet e çmimit të gazit në Shqipëri. Ndërsa ndryshimet në çmimin e naftës dhe benzinës marrin vëmendje publike dhe shoqërohen me vendimmarrjen e Bordit të Transparencës, rritja e çmimit të gazit duket se mbetet jashtë këtij debati.
Shqetësimi lidhet veçanërisht me faktin se, në raste kur çmimi i naftës apo benzinës ndryshon me rreth 3 lekë për litër, çmimi i gazit pëson rritje deri në 15 lekë për litër.
Kjo diferencë ngre pikëpyetje mbi mënyrën e formimit të çmimit të gazit, kostot që ndikojnë në të dhe nivelin e kontrollit institucional mbi këtë sektor.
Konsumatorët kërkojnë më shumë transparencë dhe shpjegime se kush e monitoron këtë treg, mbi çfarë kriteresh përcaktohen çmimet dhe nëse rritjet reflektojnë kostot reale apo përfshijnë marzhe të larta fitimi.
Mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të reagojnë për këtë çështje, veçanërisht duke pasur parasysh se gazi përdoret gjerësisht nga mijëra familje shqiptare për gatim, ngrohje dhe nevoja të përditshme, si dhe nga shumë biznese. Për këtë arsye, çdo rritje e çmimit ndikon drejtpërdrejt në ekonominë familjare dhe kostot e aktivitetit të bizneseve.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje. Doja te ngrija nje shqetësim ne lidhje me cmimin e karburantit (Gazit ) konkretisht. Si ka mundsiqe askush spo flet dhe kush e kontrollon cmiminne gazit ne Shqipri. Pse sa her bordi levis cmimin e naftes apo benzines me 3 lek per liter gazi ngrihet ne cmim me 15 lek per liter? Mis ndoshta po kompesojn fitimet kolosale qe jan mesuar te ken????

