Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku automjetit në pronësi të Alba Duhanxhi iu vendos tritol.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Porosia”, është identifikuar dhe ndaluar njëri prej personave të dyshuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë 43-vjeçari Ervis Tivari, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka siguruar automjetin që është përdorur për kryerjen e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim O. E., 36 vjeç, M. A., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, si dhe B. N., 17 vjeç, banues në Durrës.
Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Alba Duhanxhiatentat me eksplozivelbasanErvis Tivari
