Një aksident ku janë përfshirë disa automjete ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Një furgon mallrash dhe dy automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta. Si pasojë janë dëmtuar automjetet por nuk ka persona të lënduar.
Policia rrugorr në vendngjarje jo vetëm për dokumentimin e rastit por edhe për të disiplinuar trafikun. Sipas policisë ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit e furgonit në parakalim që ka përplasur nga pas një automjet i cili është përplasur më pas me barrierën anësore të betonit dhe automjetin tjetër te përfshirë në aksident. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Aksident
