Zjarret kanë prekur edhe Maqedoninë e Veriut, ku në fshatin Canishte në Prilep, flakët po përhapen në katër drejtime. Sipas mediave vendase, zjarri po shkon drejt fshatrave Krushevicë dhe Lopaticë, Crna Rekës dhe fshatit Orle në komunën e Novacit. Edhe pse kryesisht po digjet bimësia, forcat zjarrfikëse janë vigjilente për të mos lejuar t’u afrohet banesave. LEXO edhe...Era favorizon flakët në Gojan të Pukës, digjet mulliri i fshatit Përveç zjarrit pranë Çanishtes, vatrat e zjarri janë aktive edhe në komunat Studeniçani, Makedonski Brod, Kërçovë dhe Mogillë. Një pyll po digjet pranë fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber në Studeniçan. Në Makedonski Brod, pranë qytetit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol dhe Lokvicë, zjarri ka përfshirë terrene me bimësi të ulët. Në Kërçovë, pranë fshatit Tajmishtë, në lokalitetin Darda, zjarri ka përfshirë një pyll të lartë ahu, ndërsa ka edhe një vatër pranë fshatit Mojno në komunën e Mogillës. Maqedonia e Veriut është përballur gjatë kësaj vere me një seri zjarresh, të favorizuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe kushtet e thata në disa zona të vendit dhe të rajonit të Ballkanit. P.J/ReportTv.al zjarret 2026 Maqedoni e Veriut Prilep Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4649 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

