Lajme Zone
Policia monitoron rrugët e Korçës me mjete inteligjente, 946 shoferë gjobiten brenda një jave
Të tjeraReport TV

Policia monitoron rrugët e Korçës me mjete inteligjente, 946 shoferë gjobiten brenda një jave

Policia Rrugore arrestoi 3 drejtues mjetesh dhe morri nën hetim një tjetër gjatë kontrolleve në të gjitha akset e qarkut.

Kontrollet me mjete inteligjente kanë "skanuar" të gjitha akset rrugore të qarkut të Korçës, duke çuar në 946 masa administrative brenda një jave. Policia Rrugore bën të ditur se gjatë monitorimit janë arrestuar edhe 3 drejtues mjetesh, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për drejtim të parregullt të mjetit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit. Nga 946 gjobat e vendosura, 367 janë për ndalim të gabuar të mjetit dhe 125 për parakalime të gabuara. LEXO edhe...‘Territorialja’, socialistët braktisin mbledhjen e këshillit bashkiak Maliq, qytetari ‘kërcënon’ me bastun: Ulu atje! (VIDEO) Policia ndëshkoi gjithashtu 50 drejtues që nuk respektuan këmbësorët në vijat e bardha, 32 që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, 19 për mungesë të kaskës mbrojtëse, 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit dhe 1 për xhama të errësuar, ndërsa 341 masa të tjera u vendosën për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Sipas policisë, kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut me përdorimin e mjeteve inteligjente. U.D/ReportTv.al policia rrugore Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4649 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?