Lajme Zone
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Vladimir Bruçi plagoset nga fqinji! Shpallet në kërkim (EMRI)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Vladimir Bruçi plagoset nga fqinji! Shpallet në kërkim (EMRI)

Një person ka mbetur i plagosur në lagjen ‘Rus’ në Shkodër pasi është qëlluar me armë zjarri.

Një person ka mbetur i plagosur në lagjen ‘Rus’ në Shkodër pasi është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se bëhet fjalë për Vladimir Bruçin, i cili në qershor 2024 u dhunua me sende të forta nga 5 persona për një vendparkim. Autori i plagosjes së sotme është fqinji i tij, Pjerin Bitani, i cili është shpallur në kërkim. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Bruçi është nën kujdesin e bluzave të bardha. LEXO edhe...Vllaznia 25 vite pa titullin kampion, 'driblon' Edi Martini: Dështim do të ishte nëse vinim pas trofeve radhazi, askush nuk ma mbyll gojën Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta. Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al pjerin bitani Vladimir Bruçi Shkoder plagosje me arme zjarri Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4649 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?