Një aksident i pazakontë trafiku ndodhi në Narragansett të Rhode Island, SHBA, kur një kamion që transportonte më shumë se 20 tonë kallamarë u përmbys, duke shpërndarë ngarkesën në asfalt dhe duke shkaktuar kaos në qarkullim.
Sipas Policisë së Shtetit të Rhode Island, aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, teksa drejtuesi po merrte një kthesë. Rimorkioja u shkëput nga kabina e kamionit dhe u përmbys, duke bllokuar të gjitha korsitë e rrugës Pt. Judith Road.
Një pjesë e madhe e ngarkesës me kallamarë, e cila po transportohej drejt një impianti për përpunim jashtë zonës, përfi në rrugë. Ekipet e pastrimit punuan për disa orë për të larguar kallamarët dhe për të pastruar asfaltin, ndërsa rruga mbeti e mbyllur deri rreth orës 17:15.
Temperaturat mbi 27 gradë Celsius e përkeqësuan situatën, pasi kallamarët qëndruan për orë të tëra të ekspozuar ndaj diellit, duke shkaktuar një erë të fortë dhe të pakëndshme në zonë. Një peshkatar vendas tha për WJAR se aroma e kallamarëve mund të bëhet veçanërisht e rëndë kur ata qëndrojnë gjatë në rrugë.
Pavarësisht skenës së pazakontë dhe erës së fortë, nuk u raportuan të lënduar rëndë nga aksidenti. Pas disa orësh punë, ekipet përfunduan pastrimin dhe rruga u rihap për qarkullim. A tractor-trailer overturned on its side releasing over 20 tons of squid onto a roadway in Narragansett, Rhode Island, on Sunday, according to state police. pic.twitter.com/s0semzf7FD
— ABC News (@ABC) August 19, 2026

