Lajme Zone
'30 deri në 40 palestinezë duhet të vriten çdo natë' ministri izraelit trondit me deklaratën: Ata nuk janë qënie njerëzore! Gjermania kundër Ben-Gvir: Ke kaluar kufirin!
BotëReport TV

'30 deri në 40 palestinezë duhet të vriten çdo natë' ministri izraelit trondit me deklaratën: Ata nuk janë qënie njerëzore! Gjermania kundër Ben-Gvir: Ke kaluar kufirin!

Kancelari gjerman Friedrich Merz e dënoi deklaratën e Itamar Ben-Gvir, duke e cilësuar të papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Deklaratat e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, pasi ai tha se në Gaza duhet të eliminohen çdo natë 30 deri në 40 palestinezë. Ben-Gvir, pjesë e qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, tha se nuk i referohej vetëm militantëve palestinezë që përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm. Sipas tij, në Rripin e Gazës ka njerëz që “nuk meritojnë të jetojnë”, dhe se “ata nuk janë as qenie njerëzore”. LEXO edhe...Gjermanët i kthejnë shpinën Friedrich Merz-it, kancelari del me minus në sondazhe! Partia e ekstremit të djathtë ruan epërsinë Deklaratat u dënuan nga kancelari gjerman Friedrich Merz. Përmes një zëdhënësi të qeverisë, Merz tha se thirrjet e Ben-Gvir tregojnë “përbuzje për qenien njerëzore”, janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe janë të papranueshme. Qeveria gjermane kritikoi gjithashtu planet e Izraelit për përshpejtimin e zgjerimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Sipas Berlinit, nuk duhet të ketë hapa të tjerë drejt aneksimit dhe Izraeli, si fuqi okupuese, duhet t'i trajtojë palestinezët me dinjitet, të mbrojë pronën e tyre dhe të garantojë administrimin civil dhe ndihmën humanitare. Edhe zëvendëskancelari dhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, kërkoi pasoja për deklaratat e ministrit izraelit. Ai tha se në nivel të Bashkimit Evropian po diskutohen sanksione dhe se çështja duhet të shqyrtohet seriozisht. “Si qeveri gjermane nuk mund t'i pranojmë në asnjë mënyrë këto deklarata. Kufiri tashmë është kaluar”, u shpreh Klingbeil. Thirrje për sanksione ndaj Ben-Gvir kanë bërë edhe eurodeputetë gjermanë, si dhe përfaqësues të opozitës, të cilët kanë kërkuar ndalimin e hyrjes së tij në Gjermani dhe mbështetje për masa të ngjashme në nivel evropian. Sipas medias gjermane Deutsche Welle, disa vende, mes tyre Australia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Holanda, i kanë ndaluar më herët Ben-Gvirit hyrjen në territorin e tyre. Reagime pati edhe nga presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster, i cili i cilësoi deklaratat e Ben-Gvir si “thellësisht të turpshme dhe të papërgjegjshme”, duke thënë se ato bien ndesh me vlerat hebraike dhe dëmtojnë reputacionin e Izraelit. U.D/ReportTv.al Ben Gvir Gaza palestineze gjermani Friedrich Merz Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.2% Social media 16.2% Vota total: 4594 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?