Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura po vijojnë operacionet për izolimin e tyre. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 20:00 të së hënës janë regjistruar gjithsej 13 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim. Vatra kryesore mbetet ajo në Gurë-Lurë të Dibrës, ku operacioni vijon me 180 forca bashkiake, 15 efektivë policie, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy avionë Air Tractor. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. LEXO EDHE:Vlorë/ Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Transportohen me urgjencë në spital, dy prej tyre me djegie të rënda në trup (EMRAT+VIDEO) Në malin e Dajtit vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa në Vakumonë zjarri është izoluar. Vatra aktive raportohen edhe në Qafë Helmës, Bruç të Matit, Lufaj të Mirditës dhe Fushë-Lajë të Pukës. Në Bruç operacioni po mbështetet edhe nga një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa sipas autoriteteve, në asnjërën prej këtyre zonave nuk paraqitet rrezik për banesat. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura po mbështesin ndërhyrjen me 129 efektivë, dy automjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa kapacitetet mbeten në gatishmëri për ndërhyrje aty ku është e nevojshme, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve. Lajmi në përditësim Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:40 Mbi 50 hektarë të djegur në Pukë, zjarri del jashtë kontrollit në malin e Tërbunit, ndërhyrja nga ajri është e pamundur Zjarri në malin e Terbunit në Pukë ka marr përmasa të konsiderueshme teksa era e fortë po përhap flakët me shpejtësi.Shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Pukë, Agron Hadroj thot se era e fortë po pamundëson përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve siç u menaxhua deri një ditë më parë.Ndërhyrja nga ajri po bëhet e pamundur per shkak të erës që po fryen në zone, teksa mjetet zjarrfikës e kane te pamundur intervenimin në çdo kënd të vatres së zjarrit.“Deri dje pasdite, situata ishte nën kontroll, por sot pati një erë shumë të fuqishme që na nxorri jashtë kontrollit. Po luftohet në drejtim të Tërbunit dhe të Gjegjanit. Pasdite situata agravon për shkak të erës, megjithatë jemi angazhuar shërbimi zjarrfikës, vullnetarë, forcat e armatosura. Mendoj që 50 hektarë janë djegur. Ndërhyrja nga ajri këtu është e pamundur për shkak të terrenit të thyer” tha Hadroj. Zjarrfikësit e Pukës, punonjës të Shërbimit Pyjor, vullnetarë dhe efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, ndërhyrja me mjete rrethanore deri tani nuk ka dhënë rezultat. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 17:44 Pamje nga fronti i zjarreve në Dajt, Mirditë e Pukë, ushtria ndërhyn nga toka dhe ajri (VIDEO) Helikopterë që fluturojnë mbi vatrat e zjarrit, efektivë që ngjiten në terrene të thepisura me zorrët e ujit në krah dhe ndërhyrje pa ndërprerje për të izoluar flakët. Këto janë pamjet e publikuara nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, që tregojnë nga fër operacionin e Forcave të Armatosura në përballimin e zjarreve që prej ditësh kanë përfshirë disa zona të vendit.Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, në Malin e Dajtit vijon operacioni me mbështetjen e 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterëve të Forcës Ajrore, ndërsa aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.Në Lufaj të Mirditës, në terren janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura dhe nëntë efektivë. Sipas autoriteteve, vatra është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.Ndërkohë, në Fushë-Lajë të Pukës operacioni vijon me 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për zonat e banuara.Operacionet vijojnë në një kohë kur terreni i vështirë dhe kushtet atmosferike e bëjnë ndërhyrjen ndaj zjarreve veçanërisht të komplikuar.Edhe pse në Dajt, Mirditë dhe Pukë flakët nuk kërcënojnë aktualisht zonat e banuara, forcat mbeten në terren për izolimin e plotë të vatrave dhe për të shmangur riaktivizimin apo përhapjen e tyre. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 16:48 'Situata është kritike', gazetari i Report Tv raporton nga vatra e zjarrit në Pukë: Digjen mbi 12 hektarë pyje, flakët përhapen me shpejtësi drejt Gjegjanit Situata nga zjarret në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë vijon të mbetet kritike. Prej dy ditësh, flakët po avancojnë drejt zonës së Pishës së Zezë, të favorizuara nga erërat e forta, ndërsa deri tani janë përfshirë nga zjarri mbi 12 hektarë sipërfaqe pyjore.Gazetari i Report Tv, Armir Mehaj, raporton se në terren po punojnë zjarrfikësit e Pukës, të mbështetur edhe nga forca të ushtrisë nga Vau i Dejës. Megjithatë, terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrave të zjarrit, duke detyruar ekipet të punojnë me mjete rrethanore.Sipas Mehajt, era po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa zjarri ka kaluar edhe në zonën e Gjegjanit.Situata mbetet problematike edhe për shkak të mungesës së ndërhyrjes nga ajri. Sipas gazetarit, helikopterët dhe avionët nuk kanë mundësi të furnizohen me ujë, pasi burimet më të afërta ndodhen në qytetin e Pukës, ku nuk ka sasi të mjaftueshme uji. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:17 Zjarr afër puseve të natës dhe nënstacionit elektrik në Drenovë të Mallakastrës, neutralizohen flakët (VIDEO) Nje vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës në afërsi të puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik. Shërbimet zjarrfikëse kanë nderhyrë menjëherë duke bëre të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve. P.J/Shqiptarja.com Share Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: Vlore zjarret 2026 Tirane Diber Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.6% Shoqëria 24.5% Social media 16.9% Vota total: 2484 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
