Mbahet sot protesta e 79 kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesja Luçiana Kokaj në revoltën kundër qeverisë, u shpreh se shqiptarët janë të vendosur për të larguar këtë klasë politike 36-vjeçare që i kanë marrë peng të ardhmen. “Në 79 ditë ju kemi treguar që jemi shqiptarë të vërtetë dhe nuk e lëshojmë këtë shesh pa shpëtuar Shqipërinë. Thanë që u larguan flamengot dhe erdhën sorrat, më vjen shumë keq i flamingot janë mes nesh. Shumë na kanë akuzuar se nuk janë lejuar të flasin…Por në këtë 79 ditë punën më të vështirë në shesh e kanë patur këta çuna që mhen të sigurojnë mbarëvajtjen. Sheshi ka një pronar dhe një drejtuar dhe është çdo shqiptar që beson se këtij sistemi i ka ardhur fundi. Për një gjë jemi të sigurt që duam të largojmë këtë kastë politike që na ka marrë peng të ardhmen”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama
