Në protestën e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një prej protestuesve hodhi akuza të forta ndaj fondacionit Soros dhe kërkoi që ai të shpallet i padëshirueshëm në Shqipëri. “Mesazhi i dytë është për mafien Soros”, u shpreh i riu, duke iu referuar një dokumenti publik për krijimin e kushteve të punës së fondacionit në Shqipëri. Sipas tij, fondacioni dhe Soros kanë ndikuar negativisht në vend, duke e lidhur këtë me pretendime për “shpopullimin e Shqipërisë”. Protestuesi deklaroi gjithashtu se, pas rënies së qeverisë Rama dhe përmbushjes së pesë kërkesave të protestuesve, fondacioni Soros në Shqipëri duhet të shpallet “i padëshirueshëm” dhe të marrë statusin “non grata”. “Edi Rama kërkon që ne të largohemi para shtatorit. Ne duhet të lidhim besën e vërtetë që këtu do të rrimë, shtator, tetor, nëntor dhjetor..Rama është në largim, por ne nuk duhet të largohemi nga sheshi…deri në sekondën e fundit. Mesazhi i dytë është për mafien Soros, një dokument që është publik, “krijimin e kushteve të punës të fondacionit Soros, shoqata e fondeve të hapura për Shqipërinë, Këshillimi i Mininistrave…Mafia Soros ka shkatërruar këtë vend, qëkur erdhi ky shqipfolës në zyrë. U vendos që Shqipëria të hyjë në një proces që quhet axhenda Soros për rrënimin e shpopullim e Shqipërisë. Sot Alex Soros, Giorge Soros, Fondacionit Soros mafies Soros i them sapo Rama të bjerë dhe pesë kërkesat të realizohet, donacioni Soros në Shqipëri do të shpallet i padëshirueshëm do të shpallet non grata…Soros non grata”, u shpreh një i ri në protestën e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama proteste
