Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ky shesh është magjik, më besoni”, Guri: Kauza mbi të gjitha, asgjë të mos na përçajë


Ambientalisti Sazan Guri mbajti një fjalim të fortë, në protestën e 102-të para kryeministrisë.

Ambientalisti Sazan Guri mbajti një fjalim të fortë, në protestën e 102-të para kryeministrisë. Ai u shpreh se ky shesh është magjik, ndërsa theksoi se të gjithë duhert të jenë të bashkuar dhe të lënë mënjanë hatërmbetjet e vogla. “Qytetarë, ditët të mbanit një protestë, por më shumë një qëndresë. Kjo është rezistencë qytetare. I ngjan një sheshi të madh.

Mblidhet populli. Ne i themi bashkoheni drejt këtij dyreku. Ky është flamur, siç valëvitet çdo ditë mbi kokën tonë.

Kijeni parasysh, se profesorat që janë në shesh, se si duhet të trokasim tek profesorat e tjera. Jemi si asnjëherë tjetër, në këtë ditë të keqe. Bijtë e saj nuk duhet të kursehen më.

Hera-herë më vjen në mendje fjala e një nënë mirditore, dynjaja mbi ju dhe ju me sho-shoq. Kauza është më e rëndësishmja, ajo na mbledh, na organizon dhe na bën të harrojmë zënkat. Ky është shesh magjik, bajrak, magjik”, tha Sazani. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ambientalisti Sazan Guri