Dënimin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK me 81 vite burg për krime luftë Kuvendi I Kosovës e cilësoi një dënim të padrejtë sidomos konstatimin për veprime të përbashkëta për krime lufte. “Kuvendi shpreh shqetësim për mungesën e transparencës dhe pretendimet për shkeljen e standardeve të gjykimit të drejtë, si dhe kundërshton përgjegjësinë që, mbi bazën e përfundimit për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal, u është atribuuar secilit prej të akuzuarve”, tha Albulena Haxhiu, Kryetare e Parlamentit të Kosovës Deklarata e përbashkët e Parlamentit të Kosovës kundër vendimit të Hagës për ish krerët e UÇK, u miratua këtë të hënë, me 99 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim e dakordësuar nga të gjitha grupet parlamentare përveç atij të listës serbe. LEXO EDHE:Kosovë/ Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës? Teksa rruga e mbrojtjes së Thaçit dhe të tjerëve ka marrë drejtimin e apelit në deklaratë kërkohet hartimi një strategji konkrete shtetërore për veprim ligjore e diplomatike, për atë që cilësohet mbrojtje ndaj të së vërtetës historike. “Të gjitha institucionet shtetërore të ndërmarrin veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare. Kërkohet hartimi i një strategjie të përbashkët shtetërore, e cila do të përfshijë veprime juridike, institucionale dhe diplomatike”, tha Haxhiu. Një ndër qëndrimet më të forta në tekstin e deklaratës së përbashkët duket ai ku bëhet thirrje që Dhomat e Specializuara të respektojë mandatin në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. PDK ka depozituar pas vendimit të Hagës në parlamentin e Kosovës, një propozim për të ndërhyrë duke ngushtuar kompetencat e dhomave të specializuara në Hagë. Kreu i saj Bedri Hamza, ka kërkuar mbështetje për projektligjin si kusht për ofrimin e mbështetjes numerike për arritjen e kuorumit në seancën për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës që duhet të kryhet brenda javës së ardhshme, në të kundërt Kosova do të shkojë në zgjedhje të tjera. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: kosove Kuvendi i kosoves Gjyqi ndaj UCK ne Hage Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7.1% Vota total: 2462 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

