Analisti Frrok Çupi thotë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e sheh Shqipërinë si armike.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se Kurti ka problem aleancën e Tiranës me Uashingtonin.
“Kurti e sheh Shqipërinë si armike. Në Prishtinë po krijohet një vatër e politikës islamike, që e detyron çdo vendim qeverie që të distancohet nga Shqipëria dhe Europa. Ky është problemi i Albin Kurtit. Ai dekaron se vijat me Shqipërinë, janë njësoj sa vijat me Serbinë. Albin Kurti është njeriu që e ka iniciuar këtë lëvizje dhe e ka karikuar publikun në Prishtinë. Në zgjedhjet e ardhshme, mund të fitojë shumicën, dhe do i thotë “Ciao Amerika”, jam me pjesën tjetër islamike. Kurti sulmon Shqipërinë për të dëmtuar stabilitetin politik. Ka krijuar hyrje dalje njësoj si vëllazëria myslimane, po krijon një front që mendon se do e bëjë të fuqishëm islamikisht”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet frrok cupi

