Lajme Zone
Krujë, kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 62-vjeçari
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Krujë, kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 62-vjeçari

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Krujë, pasi u kap në flagrancë në parcelën ku dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. Gjatë operacionit “Baruni”, bimët u asgjësuan me djegie.

Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Krujë, pasi u kap në parcelën ku kishte kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Sipas Policisë, arrestimi u bë gjatë operacionit të koduar “Baruni”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në kuadër të kontrolleve për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. LEXO edhe...Përmirësohet situata e zjarreve, aktualisht 5 vatra aktive në zonat malore! Vijon ndërhyrja nga ajri në Krastë të Krujës (VIDEO) Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Skahide”, në lagjen Barun të Krujës, u zbulua parcela e kultivuar me bimë të dyshuara narkotike. Në momentin e ndërhyrjes, policia kapi në flagrancë shtetasin E. P., 62 vjeç, banues në Krujë, i cili u vu në pranga. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa kontrollet vijojnë në territorin e Krujës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit. U.D/ReportTv.al krujë droge parcela kanabisi Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.4% Jo 45.3% I/e dyzuar 8.3% Vota total: 1138 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?