Lajme Zone
VIDEO/ E pabesueshme, topi i futbollit përfundon jashtë fushës dhe shkakton aksident rrugor
SportReport TV

VIDEO/ E pabesueshme, topi i futbollit përfundon jashtë fushës dhe shkakton aksident rrugor

Në përpjekje për të shmangur topin i cili përfundoi në rrugë, dy makina u përplasën.

Një episod i pazakontë ka ndodhur të shtunën në Uruguai, gjatë ndeshjes së kategorisë së dytë mes Uruguai Montevideo dhe Paysandu. Një goditje e fuqishme e dërgoi topin jashtë rrethimit të stadiumit 'Parque ANCAP', duke e nxjerrë atë në rrugën pranë impiantit. Topi përfi në mes të rrugës me trafik dhe shkaktoi një situatë të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve. LEXO edhe...Zyrtare/ Diego Forlan merr drejtimin e kombëtares së Uruguait Një prej makinave që po lëvizte në rrugë frenoi papritur për të shmangur topin. Automjeti që ndodhej pas nuk pati kohë të ndalej dhe u përplas me pjesën e pasme të makinës. Momenti i pazakontë u kap edhe nga kamerat e transmetimit televiziv të ndeshjes dhe pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. Për fat të mirë nuk raportohet për pasoja të rënda nga aksidenti, ndërsa incidenti nuk ndikoi në zhvillimin e takimit. Në fushë, Uruguai Montevideo mori fitoren me rezultatin 1-0 ndaj Paysandu. Por këtë herë, një prej momenteve më të komentuara të ndeshjes ndodhi jashtë stadiumit, ku një top futbolli u bë shkak për një aksident rrugor. Një gol në fushë dhe një 'asist' i padëshiruar në rrugë. El maravilloso fútbol de la B en el Parque ANCAP. pic.twitter.com/yqCgcD3SAO — tuki (@leichh16) August 8, 2026 S.Dh/ReportTv.al Uruguai Montevideo Paysandu uruguai Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.3% Jo 45.8% I/e dyzuar 7.9% Vota total: 1208 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?