Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar se Papri nuk do të mbetet pa lidhje me autostradën Elbasan-Rrogozhinë. Sipas ARRSH-së, projekti parashikon ndërtimin e një nyjeje që do t'i shërbejë jo vetëm Paprit, por edhe Cërrikut dhe zonave përreth, megjithëse kjo vepër nuk është pjesë e punimeve që po kryhen aktualisht. Reagimi vjen pas pretendimeve në media për mungesën e një hyrje-daljeje në zonën e Paprit përgjatë autostradës së re. LEXO edhe...Refuzohet kërkesa e Ardian Çapjas për t’i dhënë lamtumirën nënës së ndjerë! Burime: Policia nuk mori përsipër sigurinë ARRSH bën me dije se nyja është pjesë e projektit, por ndërtimi i saj është planifikuar për një fazë të mëtejshme, pasi nuk është përfshirë në kontratat që janë aktualisht në zbatim. Sipas institucionit, realizimi i saj do të bëhet në vijim të projektit, në përputhje me planifikimin e punimeve. Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se do të vijojë të informojë publikun mbi ecurinë e projekteve infrastrukturore dhe u kërkon qytetarëve të referohen te informacionet zyrtare për zhvillimet që lidhen me këtë investim. U.D/ReportTv.al Elbasan Papër Rrogozhine ARRSH Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46% Jo 46.1% I/e dyzuar 7.9% Vota total: 1266 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

