Lajme Zone
Ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, nisin hetimet
Të tjeraABC News Albania

Ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, nisin hetimet

Një ndërhyrje e paligjshme në magjistralin kryesor të ujësjellësit është evidentuar në zonën e Kreshpanit, gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Task-Forca. Ndërhyrja ka cenuar funksionimin normal të rrjetit dhe rrezikuar furnizimin me ujë të komunitetit. Pas konstatimit të rastit, autoritetet kanë bërë kallëzimin pranë Policisë së Shtetit, ndërsa çështja pritet të ndiqet sipas procedurave ligjore. Task-Forca njofton se kontrollet në terren do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa çdo rast i ndërhyrjeve të paligjshme, vjedhjes apo abuzimit me rrjetin e ujësjellësit do të referohet për ndjekje ligjore.

Një ndërhyrje e paligjshme në magjistralin kryesor të ujësjellësit është evidentuar në zonën e Kreshpanit, gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Task-Forca.

Ndërhyrja ka cenuar funksionimin normal të rrjetit dhe rrezikuar furnizimin me ujë të komunitetit. Pas konstatimit të rastit, autoritetet kanë bërë kallëzimin pranë Policisë së Shtetit, ndërsa çështja pritet të ndiqet sipas procedurave ligjore.

Task-Forca njofton se kontrollet në terren do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa çdo rast i ndërhyrjeve të paligjshme, vjedhjes apo abuzimit me rrjetin e ujësjellësit do të referohet për ndjekje ligjore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet