Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë (EMRI+VIDEO)


Gjatë udhëtimit me varkë, mësohet se 30 vjeçari ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është hedhur nga një varkë me pedalinë në liqen. Sipas të dhënave paraprake, i riu, Kertis Rizvani, dyshohet se është hedhur në ujë për t’u larë, por ka humbur jetën pasi është mbytur. LEXO edhe...Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë në varkë te vogel me pedaline së bashku me dy persona të tjerë. Mësohet se zona ku ka ndodhur ngjarja ka edhe roje plazhi, ndërsa paraprakisht dyshohet se i riu mund të ketë qenë në një pjesë të thellë të liqenit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. R.Xh/U.D/ReportTv.al Liqeni i Pogradecit aksident me vdekje Korce pogradec maliq Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.3% Jo 46.1% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1335 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?