Një vatër zjarri është riaktivizuar në lagjen Abaze të qytetit të Krujës. Dyshohet se zjarri është përhapur sërish si pasojë e erës së fortë, e cila mund të ketë ndezur trungje që nuk ishin shuar plotësisht. Ndërkohë, vijon situata problematike në zonën e Krastës, ku flakët po përparojnë në afërsi të depove të eksplozivit. Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonat e rrezikuara.
Ne Abaze kanë ndërhyrë edhe banorët me mjete rrethanore pasi terreni e pamundëson ndërhyrjen me mjete. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
