Euro e nisi javën me një tjetër rekord negativ. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot po këmbehet me mesatarisht 93.07 lekë. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar rënia e monedhës evropiane është rreth 4.3%, pasi vjet në këtë periudhë një euro këmbehej me 97.2 lekë. LEXO edhe...Kreditë me probleme bien në 3.70%, por rriten në vlerë! BSH: Afro 36.7 mld lekë hua ‘e keqe’ në bilancet e bankave KËMBIMI I MONEDHËS EVROPIANE Gusht 2025 1€=97.23 lekëGusht 2026 1€=93.07 lekëZhvlerësimi -4.16 lekëSipas bankës, 1 euro po u blihet qytetarëve nga pikat e këmbimit me 92.7 lekë, ndërsa po u shitet 93.4 lekë. Arsyeja kryesore për këtë forcim të fortë të lekut dhe dobësim të euros është oferta e lartë e euros në treg. Banka e Shqipërisë thotë se që prej vitit 2021 leku ka qenë në një trend të shpejtë forcimi ndaj euros dhe e lidh këtë me rritjen e të ardhurave nga turizmi, remitancat apo investimet e huaja direkte. Kjo është veçanërisht e dukshme në muajt e verës, kur turizmi sjell një sasi të madhe valute. Tabela krahasimore e trendit të euros dhe lekut U.D/ReportTv.al banka e Shqiperise euro leku Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46% Jo 46.1% I/e dyzuar 7.9% Vota total: 1266 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

