Shqipëria ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç bërë gjatë fundjavë për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Në një deklaratë të postuar në rrjetin social X, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha shpreh shqetësim të thellë dhe thekson se çdo ndërhyrje në një rrjedhat ndërkufitare të ujit nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme, veçanwrisht kur prek interesat e një shteti tjetër. Më poshtë reagimi i plotë: “Shqipëria shpreh shqetësim të thellë për deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë. LEXO edhe...Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që është pjesë e një sistemi ujërash ndërkufitare nuk është një çështje thjesht e brendshme dhe as një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një shteti tjetër. E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë pikë. Parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe reduktuar dëmet ndërkufitare, si edhe detyrimi për të bashkëpunuar, shkëmbyer informacion dhe konsultuar për masat që mund të kenë ndikim ndërkufitar, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare. Serbia është palë e Konventës së UNECE për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar gjithashtu mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt apo masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë ose cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, pas një vlerësimi të plotë të ndikimeve ndërkufitare dhe në konsultim me palën e prekur. Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik apo si mjet për të ndëshkuar një shtet ose popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore. Ne besojmë fort dhe presim që çështje të tilla të trajtohen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, e jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve dhe veprimeve të njëanshme.” U.D/ReportTv.al Ferit Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.3% Jo 45.8% I/e dyzuar 7.9% Vota total: 1208 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

