Lajme Zone
Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, prek me mesazhin nëna e ish-ushtarakut në Korçë: Do të të mbaj në shpirt deri në frymën e fundit!
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, prek me mesazhin nëna e ish-ushtarakut në Korçë: Do të të mbaj në shpirt deri në frymën e fundit!

Nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, Ornela Zuko, ka reaguar pas vrasjes së të birit në Korçë, duke njoftuar edhe datën e ceremonisë së lamtumirës së fundit. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se Joani do të përcillet për në banesën e fundit më 11 gusht, në orën 12:00.

Nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, Ornela Zuko, ka reaguar pas vrasjes së të birit në Korçë, duke njoftuar edhe datën e ceremonisë së lamtumirës së fundit. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se Joani do të përcillet për në banesën e fundit më 11 gusht, në orën 12:00. Nëna e të riut shprehet se e ka të pamundur t’u përgjigjet të gjithëve në këto momente dhimbjeje, ndërsa e cilëson të birin si “dritën e syve” dhe dashurinë më të madhe të saj. “Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundësi për t ju përgjigjur te gjithëve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit. Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime. Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit. U prehsh në paqe, engjëlli i mamit”, shkruan Ornela Zuko. Joan Zuko u vra me armë zjarri në Korçë pas një konflikti me 20-vjeçarin Kristjan Sterjo, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes. Sipas hetimeve paraprake, mes dy të rinjve kishte pasur konflikte edhe më herët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së krimit. Sterjo u arrestua pas një operacioni të Policisë dhe forcave RENEA, ndërsa tashmë përballë drejtësisë pritet të japë llogari për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 20-vjeçarit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Joan Zuko nena Ornela Zuko vrasja