Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rikthehen zjarret në Krujë/ Dy vatra në Krastë dhe lagjen Abazaj. Shihni si shkrumbohet pylli (VIDEO)


Rikthehen vatrat e zjarrit sërish në Krujë. Një vatër e re zjarri është regjistruar sërish në zonën e Krastës së Krujës, këtë herë në pjesën veriore të saj, duke rikthyer shqetësimin për situatën e zjarreve në këtë zonë. Sipas raportimeve të qytetarëve për BalkanWeb, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe po përparon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë.

Rikthehen vatrat e zjarrit sërish në Krujë. Një vatër e re zjarri është regjistruar sërish në zonën e Krastës së Krujës, këtë herë në pjesën veriore të saj, duke rikthyer shqetësimin për situatën e zjarreve në këtë zonë. Sipas raportimeve të qytetarëve për BalkanWeb, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe po përparon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë. Situata bëhet më shqetësuese pasi në zonën ku po përparojnë flakët ndodhen depo me lëndë plasëse, të cilat përdoren për furnizimin e guroreve. Për shkak të rrezikut, helikopteri i ushtrisë është rikthyer në zonë për të ndihmuar në përballimin e situatës. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të penguar afrimin e flakëve pranë depove. Situata vijon të mbetet problematike edhe në lagjen Abazaj në Krujë, ku banorët kanë kërkuar ndihmë për përballimin e zjarrit. Qytetarët deklarojnë se kanë telefonuar për të kërkuar ndërhyrje, por sipas tyre, thirrjet e tyre nuk kanë marrë përgjigje në kohë. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave, ndërsa rreziku mbetet i lartë për shkak të erës dhe afërsisë së zjarrit me zonat e rrezikshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kruje zjarri