Lajme Zone
Kosovë/ Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon penalisht Albin Kurtin, e akuzon për shpërdorim detyre dhe bllokimin e institucioneve
PolitikëReport TV

Kosovë/ Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon penalisht Albin Kurtin, e akuzon për shpërdorim detyre dhe bllokimin e institucioneve

Në kallëzim pretendohet se Kurti, duke mbajtur njëkohësisht detyrën e kryeministrit në detyrë dhe mandatin e deputetit, ka refuzuar të përmbushë detyrimet kushtetuese që lidhen me konstituimin e Kuvendit.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si dhe ndaj zyrtarëve të tjerë, duke ngritur pretendime për tre vepra penale. Sipas dokumentit të publikuar nga vetë Abazi, kallëzimi lidhet me pretendime për "keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar", "pengim të funksionimit të institucioneve kushtetuese" dhe "mosekzekutim të vendimeve gjyqësore". LEXO edhe...Petkoviç reagon pas debatit në Kuvendin e Kosovës: Po mohohet ekzistenca e popullit serb, i bën thirrje BE-së të ndërhyjë Në kallëzim pretendohet se Kurti, duke mbajtur njëkohësisht detyrën e kryeministrit në detyrë dhe mandatin e deputetit, ka refuzuar të përmbushë detyrimet kushtetuese që lidhen me konstituimin e Kuvendit. Abazi pretendon gjithashtu se Kurti nuk ka zbatuar vendime të Gjykatës Supreme dhe ka vepruar në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve. Sipas dokumentit, situata e krijuar në Kuvend është përdorur si një strategji për të krijuar një "pat-pozicion" kushtetues dhe për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. "Sot dorëzova kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kundër Albin Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë për tre vepra penale të konsumuara!", shkroi Abazi. U.D/ReportTv.al haki abazi Albin Kurti kriza politike ne kosove Vetëvendosje Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 2988 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?