Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kishte kultivuar 135 bimë kanabisi në Dukat të Vlorës, kapet në flagrancë 33-vjeçari (VIDEO)


Policia e Vlorës arrestoi sot një 33 vjeçar që kishte mbjellë135 bimë narkotike, të cilat u asgjesuan me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.

Një 33-vjeçar është arrestuar sot në flagrancë në fshatin Dukat të Vlorës, sepse dyshohet se kishte kultivuar plot 135 bimë narkotike Cannabis Sativa. Pas disa javësh hetimesh pro aktive, operacioni i koduar ‘Afternoon’ u finalizua sot nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Vlorës. Në pranga ra personi me inicialet H.K nga Dukati i cili u kap në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike. Sipas Policisë, bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. LEXO edhe...Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Shqiptaro-britaniku nisi sherrin me grushte, Vata e mori zvarrë dhe e vrau me thikë! Polici largoi autorin me makinë nga vendi i krimit (VIDEO) Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun e Vlorës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë "Finalizohet operacioni i koduar “Afternoon”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Dukat. Kapet në flagrancë në vendin ku kishte kultivuar 135 bimë narkotike dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Afternoon”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin H. K., 33 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili u kap në flagrancë në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 135 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme" -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/E.H/ReportTv.al Vlore cannabis sativa lende narkotike Dukat policia e vlorës Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57% Shoqëria 26.5% Social media 16.4% Vota total: 3825 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?