Lajme Zone
Këshilli i Sigurimit u mblodh pas arrestit ndaj Hysenit/ Bardhi: Begaj manekin, aty kishte përfaqësues të Agasit! Rama të dorëhiqet
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Këshilli i Sigurimit u mblodh pas arrestit ndaj Hysenit/ Bardhi: Begaj manekin, aty kishte përfaqësues të Agasit! Rama të dorëhiqet

Gazment Bardhi i kërkoi Edi Ramës të bëjë publikë partnerët ndërkombëtarë që, sipas kryeministrit, kishin dhënë referenca të shëklqyera për ish-kreun e SHISH. Ai ngriti pikëpyetje edhe për Ballukun dhe KAYO-n, ndërsa kërkoi që Rama të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen..

TIRANË- Partia Demokratike nuk u ftua të ishte pjesë e mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi tha se sidoqoftë, opozita nuk do të përfshihej në një takim që sipas tij, synon mbrojtjen e Ergys Agasit. Ai nuk i krseu akuzat ndaj shefit te qeverisë, i cili sipas Bardhi duhet të mbajë përgjegjësi politike e të largohet. “Është mbledhur komisioni i sigurisë së Ergysit. Aty ishte shefi i Gysit, Rama, katër vartës të Gysit dhe katër vartës të shefit të Gysit. Drejtimi i mbledhjes kishte një kukull manekin, Presidentin”. Me tone të ashpra, drejtuesi i grupit parlamentar demokrat, tha se kreu i shtetit ka shumë pikëpyetje për të cilat duhet të përgjigjet, përfshirë dyshimet se pas përpjekjeve për të penguar zgjedhjen e gjyqtarit Asim Vokshi në Gjykatën Kushtetuese, qëndron dora e Agasit. LEXO EDHE:‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH “Para se të bëjë show, duhet të dalë dhe të shpjegojë pse e dekretoi Hysenin në krye të SHISH. Këtë përgjegjësi ka Begaj, të shpjegojë: Kush e urdhëroi Begajn të emëronte Hysenin në krye të SHISH? Pse bllokoi për 47 ditë betimin e gjyqtarit kushtetues për llogari të Ergys Agasit? Këtë duhet të shpjegojë”, tha Bardhi. Sipas tij edhe kryeministri Rama, në mesazhin e tij të një dite më parë, la po ashtu pa përgjigje, shumë çështje që lidhen me Vlora Hysenin “Nëse përzgjedhja është bërë se paske marrë referenca të shkëlqyera nga shërbimet partnere, që ndër të tjera na the se janë të shastisur nga mënyra sesi ka vepruar drejtësia me këtë rast, na i trego kush janë këta partnerë ndërkombëtarë? Cili është shastisur nga veprimet e SPAK? Cili shtet, cili partner ndërkombëtar, cili shërbim i huaj sekret? Kush u shastis Serbia, Rusia, apo Bjellorusia? Dil tregojua shqiptarëve”, pyeti Bardhi. Por, edhe për çështje të tjera. “Po me akuzat për korrupsion ndaj Belinda Ballukut çfarë ke ndërmend të bësh? I ke dëgjuar apo edhe për këtë nuk ke dijeni? - Po Ron Yeffet, e njeh? Ke dëgjuar dhe di gjë se çfarë po bëhet me KAYO-n?”, vijoi ai. Bardhi i thotë se Rama nuk duhet të fshihet pas justifikimit se çdo zyrtar i kapur në shkelje ka përgjegjësisë individuale para drejtësisë. Por se dhe ai vetë, duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:42 Bardhi ironizon: U mblodh ‘Këshilli i Sigurisë së Gysit’, drejtohej nga një kukull! Begaj të tregojë kush e urdhëroi të dekretonte Hysenin në krye të SHISH (VIDEO) Me ironi e komentoi Gazment Bardhi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas arrestit ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Bardhi tha se opozita nuk merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Gysit. Ndërsa presidentit Bajram Begaj, duke e quajtur një kukull manekin, i kërkoi të japë llogari se kush e urdhëroi të dekretojë Vlora Hysenin në krye të SHISH. “Është mbledhur komisioni i sigurisë së Ergysit. Aty ishte shefi i Gysit, Rama, katër vartës të Gysit dhe katër vartës të shefit të Gysit. Drejtimi i mbledhjes kishte një kukull manekin, Presidentin, që para se të bëjë shoë, duhet të dalë dhe të shpjegojë pse e dekretoi Hysenin në krye të SHISH.Këtë përgjegjësi ka Begaj, të shpjegojë: Kush e urdhëroi Begajn të emëronte Hysenin në krye të SHISH? Pse bllokoi për 47 ditë betimin e gjyqtarit kushtetues për llogari të Ergys Agasit? Këtë duhet të shpjegojë.Sa për Këshillin e Sigurisë së Gysit, opozita as nuk ftohet dhe as nuk merr pjesë. Ne jemi të shqetësuar për sigurinë kombëtare të Republikës, jo për sigurinë e koordinatorit të krimit, Ergys Agasi”, tha Bardhi. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 12:34 Bardhi-Ramës: Ballukut i dole garant në Kuvend, pse hesht tani që iu sekuestrua vila? Po Ron Yeffet e njeh? Ç’po bëhet me KAYO-n? (VIDEO) Në konferencën për shtyp ndërsa komentonte rastin e Vlora Hysenit, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u ndal edhe te ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, së cilës iu sekuestruar edhe një tjetër vilë e dyshuar se e kishte fshehur sërish në emër të Igli Tares. Bardhi pyeti Ramën se çfarë do të bëjë me Ballukun, tashmë që pozita e saj përballë drejtësisë është rënduar. Pyetje i drejtoi edhe për akuzat për trafik armës përmes kompanisë KAYO, duke pyetur nëse Rama e njeh izraelitin Ron Yeffet.Pjesë nga deklarata e Gazment Bardhit- Me akuzat për korrupsion ndaj Belinda Ballukut çfarë ke ndërmend të bësh? I ke dëgjuar apo edhe për këtë nuk ke dijeni? A nuk ishe ti që e mbrojte me votë në Kuvend, duke dalë garant se ajo nuk ishte e korruptuar? Po tani që janë bërë publike vila të saj luksoze, pse hesht, pse nuk flet, pse nuk na shpjegon se ku shkoi garancia dhe mbrojtja politike që i ofrove me votat e tua në Kuvend?- Po Ron Yeffet, e njeh? Ke dëgjuar dhe di gjë se çfarë po bëhet me KAYO-n? A ka aktivitet dhe prodhim armësh sipas qëllimeve të deklaruara, apo vetëm merr para nga Buxheti i Shtetit njëlloj si inceneratorët që nuk ekzistojnë? As për këtë nuk di gjë? Do ta mësosh vetëm kur të ketë hetime apo arrestime dhe, sipas këtij modeli që kemi parë, do të përsërisësh se përgjegjësia është individuale?- Po për tenderin e fushave naftëmbajtëse që, sipas akuzave dhe dokumenteve të bëra publike, McGonigal ta kërkoi në këmbim të sulmit të sajuar ndaj opozitës, pse nuk flet? A ta kërkoi ai si pjesë të një marrëveshjeje për atë që ti i kërkove: sulmin e orkestruar me shpifje ndaj opozitës? Pse nuk flet për këtë? E fitoi tenderin nga qeveria jote kompania që kërkoi McGonigal, apo jo? A u zbatua ligji apo u shkel? Dil dhe shpjegoju shqiptarëve.Dje na deklarove se nuk është e vërtetë që ti ulesh me biznesmenë dhe se ju jepni copa Shqipërie. Ashtu?- Po Alabari, si e fitoi truallin mbi Portin e Durrësit? Me konkurs apo me ligj special dhe me përzgjedhje personale tënden?- Po Ron Yeffet, si hyri në biznes me KAYO-n? Me konkurs apo si mik i yti personal?- Po turqit e Tunelit të Llogarasë, që na kushtuan 50 milionë euro, si i zgjodhe? Me konkurs? Apo shkove ti personalisht në Ankara dhe bëre marrëveshje ende pa u hapur tenderi?- Po turqit e Aeroportit të Vlorës, si erdhën në Shqipëri? Me konkurs? Apo i përzgjodhe ti dhe detyrove biznesmenin Behgjet Pacolli të bënte marrëveshje biznesi me ta?Shqiptarët duhet të të besojnë se je i pakorruptuar dhe se nuk di çfarë bëhet me aferat e ministrave të tu, meqë nuk kanë parë ende para shtesë në xhepat e tu? Po kush t'i kontrollojë xhepat?Po edhe Belindës, deri më tani, para në xhep nuk i kemi parë. Por vila luksoze të fshehura kemi parë, sipas akuzave të bëra publike.Edhe ty të kemi parë. Nga i pastrehë në vitin 2013, u shfaqe me saraje me vlerë mbi 1 milion euro në vitin 2014. Deklarove se i ndërtove me para borxh të marra nga një kompani ndërtimi. Por nuk dimë si e shlyeve borxhin dhe kur e shlyeve. E vetmja gjë që dimë është se, me ardhjen tënde në pushtet, biznesmeni që të dha borxhin për të ndërtuar sarajet është një nga biznesmenët që fiton më së shumti tendera, merr koncesione, ndërton resorte dhe përfiton pasuri publike. Dhe shumë prej këtyre, me firmën tënde direkte. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: ergys agasi Bajram Begaj keshilli i sigurise kombetare gazment bardhi vlora hyseni SHISH edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7.1% Vota total: 2462 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?