Lajme Zone
Këlliçi i "përvishet" Demos për protestën: Qëndrim i neveritshëm ndaj dhunës kafshërore policore
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Këlliçi i "përvishet" Demos për protestën: Qëndrim i neveritshëm ndaj dhunës kafshërore policore

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për reagim të turpshëm lidhur me dhunën policore gjatë protestës studentore që po zhvillohet në kryeqytet. "Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punon

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për reagim të turpshëm lidhur me dhunën policore gjatë protestës studentore që po zhvillohet në kryeqytet. "Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.

U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet.

U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.

Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin.

Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve",-u shpreh më herët Demo. Përmes një videopostimi në rrjetet e tij sociale, Këlliçi ndan pamjet nga protesta, ndërsa shprehet se vetëm një ministër i padenjë në postin që mban guxon t’ia faturojë qytetarëve dhunën kafshërore të policisë. “Dhunës kafshërore të policisë ndaj studentëve i shtohet një reagim i turpshëm nga Ministri i Brendshëm!!!

Ervin Demo nuk sheh gjakosjen e të rinjve, marrjen zvarrë, shkopim e gomës që nuk ka kursyer as vajzat, gazin lotsjellës e mjetet e tjera ushtarake.

Ministri thotë që dhunën e ushtrokan qytetarët.

Qëndrim i neveritshëm i një plagjiatori me dosje abuzimi në bashkinë Berat, që qokat e pushtetit e sollën në atë post për të cilin u tregua që është i padenjë. Bastard!”,-shkruan Këlliçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.