Lajme Zone
Julian Alvarez mungon prej tre ditësh në stërvitje, dorëzon raport mjekësor tek Atletico Madridi: Jam në depresion
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Julian Alvarez mungon prej tre ditësh në stërvitje, dorëzon raport mjekësor tek Atletico Madridi: Jam në depresion

Fërshëllimat e tifozëve të Atl. Madridit dhe pengimi për të kaluar te Barcelona kanë vështirësuar situatën e sulmuesit.

Situata rreth Julian Alvarez dhe të ardhmes së tij te Atletico Madrid po merr një tjetër kthesë. Sulmuesi argjentinas, i cili është objektivi kryesor i Barcelonës, nuk është paraqitur në stërvitjen e Atletico Madridit për të tretën ditë radhazi. Sipas radios spanjolle COPE, Alvarez po përballet me një gjendje të “depresionit të rëndë”, duke dorëzuar raport mjekësor në klub. Lojtari nuk mori pjesë në seancën stërvitore përpara ndeshjes së së shtunës kundër Sevillas në transfertë dhe si pasojë pritet të mungojë në përballjen që do të zhvillohet në “Ramon Sanchez-Pizjuan”. E ardhmja e 25-vjeçarit është kthyer në një betejë të hapur mes Atletico Madridit dhe Barcelonës. Klubi katalanas e konsideron Alvarezin objektivin kryesor për të trashëguar numrin 9 të Robert Lewandowskit. LEXO edhe...Spanjë/ Kaos në Ceuta, banorët bllokojnë ushqimet për emigrantët Në fillim të qershorit, mediet argjentinase raportuan se Alvarez kishte arritur një marrëveshje pesë vjeçare me Barcelonën. Megjithatë, Atletico Madrid ka refuzuar të negociojë me kampionët e La Ligës dhe sipas raportimeve, po përpiqet ta drejtojë sulmuesin drejt Arsenalit, në rast të një shitjeje. Situata duket edhe më e tensionuar pas asaj që ndodhi në “Metropolitano”. Alvarez u fërshëllye nga tifozët e Atletico Madridit gjatë ndeshjes së parë të sezonit ndaj Villarrealit. Në këtë pikë, duket se lojtari nuk dëshiron të vazhdojë në Madrid, ndërsa edhe një pjesë e tifozëve të “Los Colchoneros” nuk e shohin më me të njëjtin sy. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ndërmori një hap të pazakontë duke përdorur kanalet zyrtare të klubit për të shprehur publikisht interesin për Julian Alvarez. Atletico Madrid reagoi përmes gazetës “MARCA”, duke deklaruar se Barcelona ka “0% shanse” për të transferuar sulmuesin. Klubi madrilen ka reaguar gjithashtu përmes një deklarate zyrtare. Të enjten, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, foli për situatën e Alvarezit gjatë shortit të Champions League në Monaco. “Juliani po kalon vërtet një situatë shumë të keqe, sepse ka pasur njerëz që janë marrë me mashtrimin dhe konfuzionin e tij. Dhe më vjen shumë keq, sepse e njoh dhe kemi punuar me të për një kohë të gjatë. Ai është një njeri i shkëlqyer, një profesionist i madh dhe një futbollist i madh. Por tani është plotësisht i hutuar dhe po kalon një situatë shumë, shumë të vështirë, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional", deklaroi Marin. Ajo që është e qartë është se Alvarez ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të komplikuar. Ai dëshiron të largohet, ndërsa Atletico Madrid nuk duket i gatshëm ta lejojë një transferim te Barcelona. Nëse situata vazhdon në këtë mënyrë, presioni mbi klubin dhe lojtarin pritet të rritet ndjeshëm, sidomos kur kanë mbetur vetëm pesë ditë deri në mbylljen e merkatos së verës. Alvarez e ka përshkruar më herët Barcelonën si një “ëndërr” të tij. Tani mbetet për t'u parë nëse Atletico Madrid do ta lejojë sulmuesin argjentinas ta ndjekë atë ëndërr. S.Dh/ReportTv.al barcelona atletico madrid spanje la liga julian alvarez Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.9% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4439 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?